fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Parimi i dytë i termodinamikës dhe bota e gjallë – Projekt në Fizikë

Parimi i dytë i termodinamikës dhe bota e gjallë

Termodinamika

Termodinamika  është degë e fizikës që studion ndikimin e ndërrimit të temperaturës,shtypjes dhe vëllimit në sistemet fizike të madhësisë makroskopike përmes analizimit të lëvizjeve kolektive të grimcave të tyre, duke përdorur statistikën. Përafësisht, nxehtësi do të thotë “energji në tranzit (lëvizje)” dhe dinamika ka të bëj me “lëvizje/transferim”; kështu që në thelb termodinamika studion lëvizjen e energjisë dhe se si energjia shndërrohet.

Ligjet e termodinamikës

Në termodinamikë, janë katër ligje me vlefshmëri të përgjithshme, aq sa ato nuk varen nga detalet e bashkëveprimit ose sistemit që studiohet. Prandaj, ato mund të aplikohen/zbatohen në sistemet tek të cilat nuk dihet asgjë, veçse balanca e energjisë dhe transferimi/shkëmbimi i materies. Shembujt e tillë përfshijnë parashikimin e Einstein – it për emisionin spontan në shek.XX dhe hulumtimet e tanishme në termodinamikën e vrimave të zeza (black holes).

Katër ligjet janë-Ligji i zeros në termodinamikë, i cili thotë se ekuilibri termodinamik është një relacion ekuavalencial Nëse dy sisteme termodinamike janë në ekuilibër termik me sistemin e tretë, atherë ato dy sisteme janë në ekuilibër termik me njëri
tjetrin.

-Ligji i parë i termodinamikës, rreth konservimit/ruajtjes së energjisë Rritja e energjisë së një sistemi të mbyllur është e barabartë me sasinë e energjisë së shtuar sistemit me anë të nxehtësisë,
minus sasinë e humbur të të punës së bërë të sistemit në rrethinë.

-Ligji i dytë i termodinamikës, rreth entropisë Entropia totale e një sistemi të izoluar termodinamik tenton të rritet sa herë që i afrohet vlerës maksimale.

-Ligji i tretë i termodinamikës, rreth temperaturës absolute Kur sistemi asimptotikisht i afrohet temperaturës zero absolute të gjitha proceset pothuaj mbarojnë dhe entropia e sistemit
asimptotikisht i afrohet vlerës minimale.

Frymëmarrja qelizore

Burimi kryesor i energjisë për qelizat përfaqësohet nga glukozi (C6H12O6) dhe thyerja e tij nëpërmjet një reaksioni oksidim që ndodh me dy faza të ndara: glikoliza dhe frymëmarrja qelizore ose fermentimi (pra, me apo pa prani oksigjeni). Frymëmarrja qelizore kërkon praninë e oksigjenit dhe shpie në thyerjen e sheqernave me prodhimin e dioksidit të karbonit dhe ujit.

Glikoliza

Glikoliza është një proces me 9 reaksione të njëpasnjëshme që ndodhin në citoplazmë. Çdo reaksion katalizohet nga një enzimë specifike. Gjatë glikolizës një molekulë glukozi transformohet në 2 molekula acidi piruvik, duke lëshuar energji. Energjia përdoret për të prodhuar 2 molekula ATP-je dhe 2 molekula NADH-je. Acidi piruvik është ende i pasur me energji dhe kështu ai vazhdon “të përpunohet” më tej.

Frymëmarrja qelizore

Frymëmarrja qelizore kërkon praninë e oksigjenit – aerobiozë. Gjatë frymëmarrjes qelizore acidi piruvik oksidohet dhe thyhet në dioksid karboni dhe ujë. Ky proces ndodh në mitokondri dhe ka si qëllim prodhimin e ATP-së.

Fermentimi

Fermentimi është procesi i përdorur nga disa qeliza, për të përftuar energji, kur nuk ka oksigjen – anaerobiozë. Gjatë fermentimit glukoza kthehet në molekula më të thjeshta duke çliruar energj. Fermentimi fillon me glokolizën dhe përfundon me prodhimin e acidit piruvik. Gjithsesi, acidi piruvik shndërrohet në substanca që janë të ndryshme në varësi të tipit të fermentimit. Gjatë fementimit alkolik, acidi piruvik transformohet në alkool etilik, ndërsa gjatë fermentimit laktik ai kthehet në acid laktik.

User Rating: 5 ( 1 votes)

Shihni dhe

Fizika moderne - Teori + 5 ushtrime

12. Fizika moderne – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Fizika moderne 1. Ndërtimi i atomit • Atomi është grimcë e pandashme. Në qëndër të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)