fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Rryma Elektrike, ndërtimi i një qarku elektrik – Projekt në Fizikë

Rryma Elektrike, ndërtimi i një qarku elektrik.

Rryma elektrike është rrjedhje e ngarkesave elektrike. Në qarqe elektrike kjo ngarkesë shpesh realizohet nga lëvizja e elektroneve në një kabllo. Ajo mund të realizohet nga jonet në një elektrolitë, ose nga të dyja jonet dhe elektronet si në një plazmë.

Njësia për matjen e rrymës elektrike në sistemin SI është amperi, që është rrjedhja e ngarkesës elektrike rreth një sipërfaqeje në vlerë prej 1 kuloni për sekond. Rryma elektrike matet me anë të një pajisjeje që quhet ampermetër.

Rrymat elektrike shkakojnë nxehtësinë e Xhulit, e cila krijonë dritë në një poç drite inkadenshente. Ato po ashtu krijojnë fusha magnetike, të cilat përdoren në motora, përçues dhe gjeneratorë.

Në një përçues metalik, secili atom ka një ose më shumë se një elektron të lidhur në afëri. Këto elektrone të lidhura në afërsi konsiderohen si elektrone të lira. Ato mund të lëvizin nga njëra pjesë në tjetrën. Që kur këto elektrone të lira lëvizin gjatë gjithë përçuesit, ato janë bartëse të ngarkesave.

Qarku elektrik

Qarku elektrik, apo rrjet elektrik është një ndërlidhje e komponenteve elektrike (p.sh. bateritë, rezistorët, përçuesit, kondensatorët, çelësat) ose një model i ndërlidhjeve, i përbërë nga elemente elektrike (p.sh. burimet e tensionit, burimet e rrymës, rezistencat, kapacitet, induktiviteti).

Një qark elektrik është një rrjet i përbërë nga një hark i mbyllur, në mënyrë që të krijohet një rrugë për rrymën. Rrjetet elektrike lineare, një tip i veçantë i përbërë vetëm nga burimet (tensioni ose rryma), elementet e përziera lineare (rezistorët, kondensatorët, induktorët), dhe elementet e shpërndara lineare (vijat transmetuese), kanë aftësinë e pasjes së sinjaleve që posedojnë principet e mbivendosjes. Kështu ato mund të analizohen më lehtë, duke përdorur metodat e domenit të frekuencës si transformimet e Laplasit, për të përcaktuar përgjigjjen e rrymës direkte, alternative dhe përgjigjjen e rrymës së çastit.

Një qark rezistiv është një qark që përmban vetëm rezistor dhe burime ideale të rrymës dhe tensionit. Analiza e qarqeve rezistive është më pak e komplikuar sesa analiza e qarqeve që përmbajnë kondensatorë dhe induktorë. Nëse burimet janë burime konstante (rrymë direkte apo DC), rezultati është qark DC.

Një rrjet që përmban komponente elektronike aktive është i njohur si qark elektronik. Rrjetat e tilla janë në përgjithësi jolinear dhe kërkojnë dizajne më komplekse dhe mjete analizuese.

User Rating: 3.4 ( 10 votes)

Shihni dhe

Fizika moderne - Teori + 5 ushtrime

12. Fizika moderne – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Fizika moderne 1. Ndërtimi i atomit • Atomi është grimcë e pandashme. Në qëndër të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)