fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Mizantropi – Molieri, Analizë e veprës!

 Shkurtimisht – Cfare duhet te mbajme mend:

  • Molieri eshte Klasicist
  • Vepra ndahet ne 5 akte te cilat ndodhin brenda 24 oreve.
  • Ngjarja zhvillohet në sallonin e vejushës aristokrate
  • Komedi karakteri, sepse gjatë gjithë veprës zhvillon një karakter të caktuar, atë të mizantropit.
  • Komedi zakonesh, sepse paraqiten zakonet e shoqërisë së lartë aristokrate.
  • Molieri përshkruan dhe demaskon:
  1. Hipokrizinë e mjedisit aristokratik.
  2. Dukjen që mbulojnë thelbin e vërtetë të gjërave.
  • Në vepër shkrihen komedia me dramën, seriozja me humorin.
  • Nuk ka zgjidhje artificiale.
  • Alcesti është i vendosur, i ashpër, idhnak por i sinqertë.

Ai përçmon gjithçka, zemërohet për gjithçka, çdo gjë e shpërfill, i urren njerëzit sepse ata nuk i përshtaten idealeve të tij për shoqërinë njerëzore, por kjo gjë nuk e pengon të dashurojë Selimenën e cila nuk përshtatet me karakterin e tij. (Kontrasti në figurën e Alcestit e bën atë qesharak. Në fund të veprës Alcesti e kupton që as ai vetë nuk është në gjendje t’i zbatojë parimet që kërkon prej të tjerëve, prandaj vendos të jetojë i vetmuar.

  • Filenti luan rolin e njeriut të urtë (të mençur), të ekuilibruar dhe shpreh qëndrimin moral të autorit.
  • Selimenaaristokrate, kokëfortë, kërkon të jetë në qendrën e vëmendjes, e paqendrueshme, i sjell vërdallë pretendentët.
  • Elianta e dashuron me sinqeritet Alcestin, por ai nuk e përfill.
  • Kundërvënia: AlcestFilent.

Analiza e shtjelluar

Mizantropi 12 vite

Intriga komike
Veprmi i komedise Mizantropi, e shkruar nga Molieri eshte krejt i thjeshte. Ai shtjellohet gjate pese akteve, te thurura ne vargje. Sipas parimit klasik, ngjarja zhvillohet ne nje vend te vetem, ne sallonin aristokrat te Selimenes, dhe merr fund brenda njezet e kater oreve.

Alcesti, i shoqeruar nga miku i tij Filenti, vjen per te takuar Selimenen, e mbetur vejushe ne moshe fare te re. Koketa Selimene ndihet e lumtur kur i joshe tere burrat, qe i vijne rrotull, dhe tregohet aq ngadhenjyese me ta, sa u jep shprese te tereve. Me keto shpresa vjen ne sallonin e saj edhe Alcesti, te cilin kjo e ka joshur me shume se gjithe te tjeret. Mirepo, Alcestit nuk ia ka enda shtirjet e mendjelehtesite. Ai ka ardhur kesa radhe per te marre nga Selimena nje pergjigje te prere. Ajo duhet t’i thote troc nese pranon ose jo te martohet me te.

Rastesi te ndryshme e vonojne kete takim te Alcestit me Selimenen dhe intriga e pjeses mbeshtetet pikerisht ne pengesat qe has ky ne rruge e siper per t’u shpjeguar me ate qe dashuron dhe per te marre prej kesaj pergjigjen vendimtare. Ne aktin e pare, gjate bisedes se Alcestit me Filentin, dy karakteret kryesore te pjeses ballafaqohen dhe zbulojne tipare te vetvetes.

Ne fillim te aktit te dyte, Alcesti ka mberritur ta takoje Selimene, por sapo ky nis t’i flase, sherbetoret njoftojne se kane ardhur vizitore. Alcesti pret ne nje cep, por per fat te keq te tijin i takon te degjoje prej te ftuarve thashetheme nga me te ligat. Vete Selimena mban gjalle ato dhe nuk le gje pa thene kunder miqve te saj qe nuk ndodhen aty ne ate cast.

Ne aktin e trete, nje vizitore e Selimenes, Arsinoja, per shkak te ambicjes femerore, i premton Alcestit t’i tregoj nje leter dashurie qe Selimena ia dergon nje burri tjeter. I fyer ne seder dhe i ndezur nga xhelozia, Alcesti i vete mbrapa Arsinose per te shtene ne dore letren paditese.

Ne aktin e katert, Alcesti shperthen me qortime te ashpra kunder Selimenes, e fill mbrapa i shfaq dashurine.

Ne aktin e fundit, paraqitet gjendja e deshperuar e Selimenes, te cilen e kane braktisur te gjithe miqte e saj te dikurshem. Alcesti me zemergjeresi nuk e braktis si te tjeret qe deri dje e kishin lajkatuar. Ai i propozon serish per martese duke i vene si kusht qe te mos merret me thashetheme dhe te pranoje te jetoje me te, larg njerezve mashtruese dhe botes hipokrite. Selimena e ka te veshtire te heqe dore nga jeta e salloneve, me te cilen ajo eshte mesuar. Atehere, Alcesti prishet me te dhe vendos te shkoje ne nje vend te vetmuar ku te mos kete te beje me askend.

Karakteret komike

Mizantropi eshte komedi karakteri, sepse nga fillimi i pjeses deri ne fund zhvillon nje karakter te caktuar, ate te mizantropit, dhe e con kete karakter deri ne skaj, ne perputhje me logjiken artistike te figures. Nga ana tjeter, Mizantropi eshte edhe komedi zakonesh, per arsye se subjekti i pjeses ka te beje me zakonet e shoqerise se larte te salloneve mondane. Nga ky pikeveshtrim, Mizantropi, shpesh, emertohet edhe si komedi salloni. Duke e vene ne sherbim te pjeses parimin klasik te unitetit te vendit, Molieri i vendos te gjitha skenat ne nje mjedis te vetem, qe eshte salloni mondan i Selimenes. Kjo zgjidhje i lejon atij te gershetoje elementin karakterizues, me te cilin portretizohet Alcesti, me elementin pershkrues e demaskues, me te cilin paraqitet mjedisi mondan. Te dyja keto elemente te rrefimit lidhen me te njejtin bosht. Kriza e mizantropise se Alcestit nuk mund te shpjegohet jashte kuadrit te hipokrizise se mjedisit aristokratik, ne te cilin ai jeton. Shkaku, mjedisi rrethues hipokrit, dhe pasoja mizantropia e Alcestit, jepen te lidhura dialetikisht, ne menyre qe te justifikojne njeri-tjetrin.
Per te na e dhene sa me te plote mizantropine e Alcestit, Molieri na e paraqet ate ne marredhenie kundervenese me Filnentin, Orontin, Selimenen. Nepermjet kontrasteve te njepasnjeshme me ata, karakteri dhe tiparet e tij fitojne reliev e dalin me ne pah.

Molieri gjen nje zgjidhje te shkelqyer per ta paraqitur Alcestin qysh ne fillim. Nepermjet bisedes, qe zhvillon me Filentin, Alcesti na paraqitet si pakuptuar ne menyre te dyfishte. Ne e njohim ate prej fjaleve qe thote vete, e njeherazi nga qendrimi qe mban Filenti ndaj te njejtave gjera. Me maturine dhe tolerancen e tij, Filenti na ben te kuptojme qendrimin e skajshem te Alcestit dhe te qeshim me incidentet komike, per te cilat ky vete eshte shkaktar. Filenti luan rolin tip te njeriut te urte, qe e gjejme ne te gjitha komedite e rendesishme te Molierit. Me rrugen e zgjuar te “se mesmes se arte” qe ai ka zgjedhur ne jete, shpreh qendrimin moral te vete Molierit. Nese Filenti i kundervihet Alcestit ne planin e moralit e te karakterit, Selimena i kundervihet ne temperament e ne interesa.

Bukuria, zgjuarsia dhe eleganca e Selimenes bejne qe salloni i saj te mbushet me djem e burra, te cilet shpresojne t’i fitojne zemren, por edhe me snobe e thashethemaxhinj qe vijne aty per t’u krekosur ose per te marre neper goje njeri-tjetrin. Selimena ndihet fort mire ndermjet frekuentuesve te sallonit te vet. Edhe me Alcestin ajo sillet pak a shume njelloj, si me vizitoret e tjere; njehere e afron, mandej e largon, pastaj i jep shprese me nje buzeqeshje, ne fund e lejon t’ia shprehe dashurine dhe e kthen prapa duarbosh. Kjo eshte jeta e Selimenes. Ajo e ndien veten te lumtur qe ndodhet ne qender te vemendjes. Ajo jeton sipas castit e eshte e sigurte se, ne saje te bukurise se vet ndjellese, burrat kokoroce nuk do t’i mungojne sallonit te saj.

Alcesti, ne te tijen, eshte natyre e palekundur, i ashper e idhnak, por krejt i sinqerte. Per ta justifikuar tek ai emrin mizantrop, Molieri i vesh veti te karakterit mizantropik, sic jane zemerimi, percmimi e mllefi. Ne te vertete, Alcesti asnjehere nuk duket gazmor, ose i prirur per shaka, madje natyra e tij nuk e pranon shakane. Ai i jep gjithckaje rendesine rendesi e seriozitet te njejte, hedh poshte e percmon gjithcka pa perjashtim. Mizantropi i urren njerezit, sepse keta nuk i pershtaten idealit qe ka ai per shoqerine njerezore. Ne vend qe te jete realist e ta kerkoje gabimin te vetja, domethene te perpiqet t’i kuptoje me me zemergjeresi njerezit, ai ua le atyre tere fajin duke u fshehur pas fjalimesh te virtytshme. Mund te thuhet, pak a shume, se inati i Alcestit buron nga pafuqia e tij per t’i kuptuar njerezit dhe per te vendosur marredhenie normale me ta. Kjo duket jo vetem ne sjelljen ndaj Filentit, po sidomos ne perpjekjet e tij qesharake per t’i shkeputur Selimenes me pahir fjalen per martese, dhe per ta larguar kete bukuroshe nga jeta mondane.

Megjithese deklaron se i urren tere njerezit, Mizantropi nuk mund ta mposhte dashurine per Selimenen, e cila eshte tipi i gruas qe i pershtatet me pak karakterit te tij idhnak. Edhe ketu Molieri ka lujatur me efektin e kontrastit, ne menyre qe te nxjerre me ne pah anen qesharake te personazhit te tij. Per kete qellim, Molieri perdor nje kontrast te dyfishte, qe e ben akoma me kontradiktor dhe qesharak qendrimin e Alcestit. Ndermjet Selimenes e Eliantes, ky zgjedh te paren, e cila as e do me te vertete e as ka ndermend ta mbylle jeten me te, kurse Elianta, qe e dashuron me sinqeritet dhe qe shquhet per karakterin e qendrueshem, shihet prej Alcestit me mosperfillje. Sjellja e tij ndaj Eliantes mund te vleresohet hipokrite dhe e pasinqerte, e njejte me sjelljen e atyre qe ai urren per kete shkak.

Molieri tregohet i kujdesshem qe zhvillimi i karakterit te personazhit te Alcestit te duket sa me afer te se vertetes. Ne hyrje te pjeses, Alcesti vetem sa verteton se njerezit jane hipokrite e te pasinqerte. Me pas, me cdo veprim te tijin, ai nuk ben tjeter vec e thellon hendekunqe ekziston ndermjet tij e njerezve. Ne fund te pjeses, Alcesti e kupton se as ai vete nuk eshte ne gjendje t’i zbatoje parimet e rrepta morale qe kerkon prej te tjereve, prandaj vendos te jetoje i vetmuar nga zhgenjimi.

Napoleoni e quante me te drejte Alcestin “nje Don Kishot te virtytit“. Ashtu si Don Kishoti, qe na ben te qeshim me prockat e tij kalorsiake ne dobi te drejtesise, ashtu edhe Alcesti na ben te qeshim me prockat e tij prej fisniku qe mbron te drejten. Virtyti i rrepte i ben keta njelloj te ngathet e qesharake. Me veprimet e tyre te dy arrijne efekte te kunderta nga c’shpresojne, e ketu qendron komizmi i tyre. Jane te pakte ata spektatore qe Alcesti i ben te qeshin, shume syresh ai i fut ne mendime.

Logjika artistike

Mizantropi, eshte e vetmja pjese ku Molieri nuk perdor nje zgjidhje artificiale, qe do t’i kenaqte te gjithe, por e jep zgjidhjen ne perputhje te plote me natyren e personazhit dhe me elementet e tjera perberese te pjeses. Nga kreu ne fund, zakonet mondane mbeten te pandryshueshme. Hipokrizia dhe dukja e mbulojne gjithkund thelbin e vertete te gjerave. Keshtu qe edhe Alcesti, pavaresisht nga situatat e ndryshme neper te cilat kalon, ne fund te pjeses mbetet po ai mizantrop i pandreqshem, qe shohim ne aktin e pare. Me Mizantropin, ndryshe nga komedite e tjera, Molieri e ka respektuar deri ne fund logjiken artistike te personazhit e te situatave. Nuk e ndeshim dicka te tille as te Harpagoni, ku nderhyrja e nje personi te panjohur me emrin Anselm kthen gjithcka per se mbari, as te Don Zhuani, ku zoterise imoral i tregohet vendi nga nje statuje enigmatike e Komandantit; as te Borgjezi fisnik apo I semuri imagjinar, ku torollakeve u vijne mendte ne fund si me magji, as te Tartufi, ku nderhyrja fuqiplote e mbretit i rivendos gjerat ne vendin e tyre.

Te Mizantropi shkrihen komedia me tragjedine, serioziteti me humorin, trillimi me te verteten, sipas nje logjike artistike, qe i permban gjithe keto elemente njeheresh dhe e justifikon bashkejetesen e tyre.

Kjo vepër nuk ka rënë në asnjë tezë të Maturës Shtetërore për 12 vitet e fundit.

Për të parë listën e veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me analizat, kliko këtu.
Për të parë provimet e letërsisë ndër vite, kliko këtu.

 

Vleresimi i Analizes

Vlerësimi i analizës

User Rating: 4.47 ( 21 votes)

Shihni dhe

3. Valenca, Potenciali i jonizimit, Afria për elektronin dhe Elektronegativiteti – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Fizika për Maturën Shtetërore

Valenca Valencë quajmë aftësinë e një atomi për të formuar lidhje kimike me atomet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)