E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Matematicienë të famshëm – Biografia – Projekt

Tema e projektit: Matematicienë të famshëm

Matematicienë të famshëm si Pitagora, Diofanti apo Gausi dhe biografia e tyre, janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e matematikës. Secili nga ata ka arritje të paçmueshme në fushën e matematikës. Këto arritje janë tepër të rëndësishme ditët e sotme dhe janë baza e krijimit të matematikës që ne njohim.

Nëse ata nuk do të kishin krijuar këto baza, as sistemet kompjuterike nuk do të ekzistonin. Pra, kjo tregon punën dhe aftësinë e tyre. Kjo punë dhe aftësi duhen nderuar e respektuar. Projekti permban materiale të ndryshme, kryesisht të kerkuara në Google dhe Wikipedia.

Nëntemat e trajtuara:
  1. Pitagora – Jeta dhe Vepra
    – Pitagora është shumë i njohur me teoremën e tij në matematikë, njohur si “Teorema e Pitagorës” e cila është mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore.
  2. Diofanti – Matematika e antikitetit grek
    – Në matematikën e antikitetit grek një vend të veçantë zë vepra e Diofantit, që siç mendohet, duhet të ketë jetuar nga fundi i shekullit të dytë dhe fillimi i shekullit të tretë të erës sonë. Diofanti është marrë me aritmetikën dhe me problem që mund të quhen algjebrike, ndonëse atëherë ende nuk ishte formar algjebra si degëzim i mirëfilltë i matematikës.
  3. Johann Carl Friedrich Gassu dhe veprat më të njohura
    –  Matematikan gjerman dhe shkencëtar që ndihmoi dukshëm në shumë fusha, duke përfshirë teorinë numrave, analizën, gjeometrinë diferenciale, gjeodezinë, magnetizmin, astronominë dhe optikën. Nganjëherë i njohur si “princi i matematikës”, Gausi pati një ndikim të shquar në shumë fusha të matematikës dhe shkencës dhe është rradhitur pranë Ojlerit, Njutonit dhe Arkimedit si një nga matematikanët më të mëdhenj të historisë.
  4. Leonhard Paul Euler – Analiza matematikore dhe Teoria e numrave
    –  Matematikan dhe fizikan zviceran i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Rusi dhe Gjermani. Euler bëri zbulime të rëndësishme në fusha të ndryshme si Njehsimi diferencial dhe teoria e grafeve. Gjithashtu është i njohur për punën e tij në mekanikë, optikë dhe astronomi.

Ky projekt është i përshtatshëm për nxënësit e arsimit 9-vjeçar.

Nëse keni një projekt që dëshironi ta shpërndani me ne, ju lutemi na dërgoni një email në adresën [email protected]. Projekti do të publikohet në faqen tonë në të njejtën mënyrë siç ju e keni punuar.
Nëse ju kemi ndihmuar, ju lutemi shpërndajeni faqen tonë me miqtë tuaj. Ju faleminderit!

Review Overview

Përpunimi i projektit:

User Rating: 3.86 ( 18 votes)

Shihni dhe

“Ekuacionet dhe Sistemet e Ekuacioneve” – Test Online me 10 Ushtrime

Këto ushtrime përmbledhin zbatimin e të gjitha koncepteve të nevojshme që Maturantët duhet të dinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)