fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Ismail Kadare – Ca pika shiu ranë mbi qelq, Analize e plote!

Vecori të stilit të Kadaresë

  • Poet modern.
  • Përdor shumëkuptimësinë.
  • Lirikat e tij kryesisht janë: Simbolike, erotike, lirike
  • Tipare: humanizmi, universaliteti, neologjizmat.
  • Mbështetja në kulturën, psikologjinë dhe filozofinë e popullit.
  • Proza e tij është origjinale, me frymë të re qytetëruese dhe me konceptime të reja.
  • Në qendër të poezisë së tij vendoset njeriu I shekullit të ri, shqiptar ose evropian, por edhe gjithë botëror.
  • Njeriu që ndjehet I lire shoqërisht, shpirtërisht, moralisht, superior psikologjikisht, I çliruar nga dogma, zot I vetvetes.
  • Himnizon tiparet e etnitetit Shqiptar: Lashtësia, Krenaria, Atdhedashuria, Mbijetesa
  • E madhërishmja sundon në poezitë simboliste (shumë metafora dhe simbole).
  • Dashuria – ndjenjë e fuqishme që e gjallëron, e fisnikëron, e zbukuron Ajo me fuqinë e saj e “tjetërson” gjithësinë.
  • Dashuria është enigma, për veten dhe të tjerët. – Lind vetvetiu nga shpirti njerëzor dhe mund të humbasë papritur. Atëherë mbetet kujtimi I bukur I saj, malli për një rikthim të pamundshëm.
  • Kadare është emancipues I vargut shqip, pasurues I leksikut shqip, thyen dimensionin kohor dhe hapsinor – kjo I jep veprës universalitet.
  • Në poezitë me temë intime, dhimbja e ndarjes jepet si refleks I asaj që ndodh në botën e ndarë në dysh.

Kadare është nga poetët më te mëdhenj te letersise shqiptare bashkëkohore, edhe pse famen e tij e ka marre më tepër prej prozës. Poezia e tij eshte origjinale, e fuqishme, me nje fryme te re qyteteruese e konceptime te reja. Thelbin e kësaj risie e perbëjnë përjetimet e njeriut të shekullit të ri.

Ne qendër të poezise së Kadaresë është njeriu i shek.XX, i shekullit të zbulimit te atomit, i pushtimit te kozmosit, i ndryshimeve te mëdha teknike dhe shkencore. Ky njeri ndihet i lire shoqerisht dhe moralisht, i afte intelektualisht, i çliruar nga dogmat qe i ironizon. Ndihet zot i vetes, i tokës, i qiellit (“S’lindëm ne princa”). I lire eshte dhe poeti, i cili i tejkalon skemat letrare, thyen normat e vjeteruara, edhe pse here-here eshtë i ndikuar nga botëkuptimi komunist.

Poezia e Kadarese permblidhet në disa vellime kryesore: “Shekulli İm”, “Perse mendohen keto male”, “Motive me diell”, “Koha” etj. Ne qender te ketij studimi do të jete vëllimi “Ca pika shiu ranë mbi qelq”, ku trajtohen motive te ndryshme si: motivi i mbijetesës shqiptare, motivi i mbytjes së te vertetës, motivi i dashurise dhe temat e qytetit.

Motivin i mbijeteses shqiptare vjen përmes himnizimit te tipareve thelbësore te etnitetit shqiptar: lashtesia, krenaria, heroizmi, atdhedashuria. Ky himnizim vjen në trajta lirike dhe sintetike. Ne kete kendvësttrim, gjithçka qe i takon etnitetit shqiptar është sublime dhe e madhërishme. Kështu, në poezitë “Nisja e shqiptarëve për në luftë” dhe “Kthimi i shqiptareve nga lufta” sundon sublimja. Shqiptaret ne gjeste e të folur jane fshatarë të zakonshëm me opinga me xhufka, por atdhetarizmi, heroizmi spontan dhe vetëflijimi i shndërron ata ne të madhërishëm. Gjithashtu, në poezinë “Portreti i Skënderbeut”, figura e Skenderbeut shnderrohet ne monumentale. Ai përbën kozmosin shqiptar. Prandaj përngjasohet me një ditë astronomike që perhapet mbi atdhe. Madhështia e tij është sa e diellit e hënes së bashku.

Emrat Gjergj dhe Skënderbe njëjtësohen me objektet kozmike hëne e diell. Motivi i mbijeteses shqiptare vjen edhe permes himnizimit te traditave, zakoneve, dasmave, valleve, gjuhes, si dhe fenomene natyrore, si pjese e etnitetit, historise dhe hapësiris se qenies së tij. Te poezite “Alpeve” “Alpet ne dhjetor” dhe” Bjeshket e namuna” shëmbelltyrat e malit vijne si metonimi dhe simboli shqiptarit. Keto shëmbëlltyra të madhërishme ngjasojnë me shëmbellyrat idealizuese te Naimit,por Kadare projekton në keto tablo edhe tiparet e vetë shqiptarit. Kështu, bjeshket e namuna kana vërshuar si një makth, dhe ky është makthi i shqiptarit që jetën e ka gjithmonë në rrezik. Keto lirika janë ndërtuar me metafora e simbole, të cilat fitojne fuqi emocionale, kur shfrytëzohen simbolet e historisë sonë kombëtare.

E tille është stema e Skënderbeut, qe sipas poetit goditi dy perandorë të mëdhenj. Me vlerë simbolizuese janë edhe toponimet historike si Kruja, Fushë-Kosova, Gjakova (që perceptohet gijithmonë e përgjakur). Me vlerë simbolike janë edhe ngjarjet e datat historike. Sinteza lirike më e fuqishme per etnitet shqiptar është poemal  “Perse mendohen këto male”, ku mbi figura të tilla të përdorura si: personifkimet, metaforat, shkallëzimet e kontrastet ngrihet simboli i  malit dhe personifikimi i Shqipërise. Shqiptari njéjtësohet me malin( i qëndrueshëm I paepshëm); relievi i thyer njëjtësohet me epizmin trimeror te shqiptarit; lartésia e malit me krenarinë shqiptare.

Shqiperia njerizohet, ajo shqetësohet, shekujt si qen e kafshojne (pohohet në kete rast mbijetesa shqiptare)

Për sa i përket motivit te mbytjes së të vërtetës, ai shfaqet ne poezitë ku kalohet në përgjithësime universale. Poeti përshtatet në probleme të tilla si: liria/tirania; tradhëtit e fshehta politike, mbytja e se vërtetës si mbytja e vetë njeriut dhe qytetërimit, identitet i rrezikuar nga kozmopolitizmi. Të gjitha keto ngrihen ne shkallen e vlerave universale, githënjerëzore. Lirikat e ketij lloji senderzohen me simbole mitologjike, me simbole te historisë boterore ose artit botëror si: Kali i Trojës, Troja, Piramidat e Egjiptit, Laokoonti, Hamleti. Nje nga tiparet më thelbesore te poezise është zymtësia e klimës. Në Shqipërinë e Kadaresë sundon grija (vjeshta e dimri), që mund të shihet si preokupim i vazhdueshëm për grinë funebre në gjithë kampin socialist. Per ta berë më të prekshme, më poshtë do te ndalemi te poezia “Laokoonti”, një nga poezitë më të njohura të tij.

Poezia “Laokoonti” eshte cilesuar si një kundërpërgjigie e kritikave ndaj poezisë pararendëse “Ne mesdite byroja politike u mblodh” (1975). Ne ktë poezi Kadare zbulon një tufë revizionistësh, antistalinistë, dhe i sugjeron Enver Hoxhes t’i eleminojë, duke e barazuar burokratizmin me komplotizmin, mirepo kjo u kritikua si diçka që shkonte pertej terrorit të diktatorit Hoxha. Keshtu, në poezinë “Laokoonti”, Kadare vetidentifikohet me Laokoontin dhe e paraqet veten si njeriun që u bë kampion i lufes kunder revizionizmit (antistalinizmit), duke paralajmëruar rrezikun e lindjes se revizionizmit në Shqipëri, me metaforën e “Kalit të drunjte”.

“Laokoonti” iu drejtohet dy konteksteve shoqerore dhe dy konteksteve kohore. Konteksti i pare (shoqeror/kohor) eshte totalitarizmi shqiptar dhe demagogjia e mashtrimi politik; konteksti i dyte lidhet me te gjitha vendet komuniste dhe diktaturat e tradhëtitë e te gjitha kohërave. Figura e Laokoontit vjen si simbol i mbytjes së se vertetes (Laokoonti është hamalli i mermerte qe mbart mbi vete genjeshtrën qe i kane ngarkuar te tjeret). Laokoonti i Kadarese e thote të verteten në siuaté paradoksale kur askush s’e dëgion dhe s’e beson, prandaj ai vuan më shumë nga indiferenca se sa nga mbytja e gjarperinjve. Poezia është një lloj alterego e vetë autorit.

Për të vazhduar më tej, motivi i dashurise perfshin poezi nga me te bukurat ne liriken shqiptare. Janë poezi te ndjenjave më të pastra. “Ne parkun qe mbuluan fletët” dashuria vjen si dhunti e shpirtit njerëzor, nje fuqi e jashtëzakonshme qe e tjeterson gjithësinë para te dashuruarve. Edhe ndryshimet klimaterike, te sistemit diellor dhe te evolucionit te specieve janë bere qe t’i hapej rruga dashurise. Eshtë dashuri qe nuk kushtëzohet nga asgje. Duket se dashuria eshtë force e brendshme e njeriut qe e gjalleron dhe fisnikëron ate. Eshtë enigmë per vete dhe për te tjeret, ashtu siç shfaqet, ashtu edhe mund të zhduket papritur. Atehere mbetet i bukur kujtimi (“Mall”). Dashuria ka humbur pa u kuptuar, prandaj qielli eshte i ngrysur e pa zogj. Ish te dashuruarve u mbetet vetëm përmallimi e mallëngjimi se dashuria është e pakthyeshme. Pikat e shiut janë lotët e keqardhjes për dashurine e humbur. Mes dy te rinjve ekziston nje distance shpirtërore edhe pse jetojnë në te njëjtin qytet, pra nuk eshte hapésira dhe distanca fizike qe i ndan, por rutina e jetës, monotonia.

Ne disa poezi si: “Kristal”, “Dreri”, “Pas darke”, “Monolog”, “Akullnaja”, “Mundja e ballkanasve” merr rendësi tonaliteti (i zymte, i ngryset e tragjik por prapë shumë intim). Dallojnë për dramaticitet gati tragjik dhe nje dhembje prej kohërash me përmasa biblike. Në poezinë “Në studion dimërore” sillet fataliteti i humbjes (nga ndarja), si dhe moskuptimi i ketij fataliteti. Kështu ndodh që shfaqjet e jetës sonë të rëndomtë të shndërrohen në të nderlikuara, madje ne ndërlikim gati mistik.

Për ta mbyllur, tema e qytetit tërheq vëmendjen e autorit. Në poezite “Tirana në dimër” dhe “Krishtlindje ne New York”, qyteti vjen si realitet sa i prekshëm, aq edhe realitet mitik, qyteti si pergjegjës ndaj së përjetshmes dhe së përkohshmes. Te përditshmen autori përmes fantazisë e përzien me imazhe danteske. Keshtu, Tirana e reklamave të bankave, e kafeneve dhe jetës së rrugës, me imazhin e kryetarit te bashkisë dhe presidentit të shtetit, po aq sa me imazhin e vdekjes së dy mbretëreshave, shfaqet si e përkohshme dhe e përjetshme.

Në disa poezi te tilla shfaqen dhe imazhe erotike, si tek “Rrugëve te Moskës”, ku vajzës më shumë se emrin, duhet t’i dish numrin e telefonit. Kjo poezi sjell energjinë e një gyteti te madh, atmosferen e nje jete te çliruar nga ngushtësirat (rugicat e Ballkanit, apo Gjirokastrës), sjell marramendjen në një metropol pa ane e fund. Imazhet e të verbërve (“Të verbërit në Paris”) sjellin nostalgjinë e autorit për Parisin. Drama e verbërisë bëhet dyfish tragjike në pamundësinë për të parë Parisin.

Kjo vepër per 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
Per te zhvilluar te gjitha testet e matures online dhe per te marre rezultatet automatikisht ne kohe reale:
Zhvillo Testin – “Renia e Debores” 2014 Zhvillo Testin – “Mall” 2012 Zhvillo Testin – “Fund Vjeshte” 2011 Zhvillo Testin – “Pa Ty” 2010 Zhvillo Testin – “Kinema e Vjeter” 2009 Zhvillo Testin – “Kristal” 2006
Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.

Vlerësimi i analizës

User Rating: 5 ( 2 votes)

Shihni dhe

provimet gjuhë shqipe dhe letërsi ndër vite

Provimet “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” ndër vite + Teste Online | Matura Shtetërore

Në këtë faqe do të gjeni provimet e detyruara “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” ndër vite …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)