fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Henrik Ibsen – Armiku i Popullit, Analize e plote!

Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez. Perveçse dramaturg, Ibsen ishte githashtu dhe poet, si dhe drejtor i një teatri. Shpesh ai konsiderohet si “Babai i Realizmit” dhe si një nga themeluesit e modernizmit ne teatër. Nga vepra e Ibsenit, dallojme: “Zjarri, “Pjer Gynt” Armiku i popullit”, “Shtëpi kukulle”, “Hedda Gabler”. “Fantazmat”, “Rosaku i eger” ,etj

Shumë nga dramat e Ibsenit konsideroheshin skandaloze për kohen. Teatri europian në ate kohë kishte karakter moralizues, ndërkohe qe Ibseni pasqyronte realitetin pertej fasadave, gje qe shqetësonte bashkekohësit e tij. Shpesh Ibseni konsiderohet dramaturgu me i mire pas Shekspirit.Ai ka influencuar artistë të tjere të medhenj si Bernard Shou, Oskar Uajll, Artur Miler e Xhejms Xhojs. Eshte kandiduar tri herë per çmimin Nobel në letërsi, në 1902, 1903 dhe 1904. Bashke me Bjornsonin, Fridrih Nice, Hipolit Taine dhe me rusin Leon Tolstoj ishte kryethemeltari i përlindjes kombëtare dhe letrare te atdheut te tij.

Nese do të duhet ta krahasonim Ibsenin me një tjetër autor, ky do te ishte Çehovi. Veprat e te dyve janë tejet realiste. Asgjë nuk ndodh me magji, perkundrazi; personazhet vuajnë fatet qe I përcaktojnë vete, nëpërmjet veprimeve dhe vendimeve të tyre. Çehovi dallon nga Ibseni për faktin se ai punon më shumë me simbolizmin, psikologjinë e personazheve dhe zbulimin e vetvetes.

Përpara se të kalojmë te fabula e veprës, le të vëmë në dukje disa nga karakteristikat kryesore të drames ne fjalë.

  • “Armiku i popullit” është nje drame realiste me karakter social.
  • Ajo është e ndare në 5 akte.
  • Tema Eshtë marrë nga aktualiteti i kohes.
  • Forcohet kritika ndaj humbjes së vlerave morale dhe ndaj vesit njerëzor në përgjithesi. Vihet ne dukje pikepyetja se do të ndodhe me brezin e ardhshëm.

Per te patur nje ide sa më të plotë mbi ngjarjen qe zhvillohet, do të ndalemi te fabula e saj.

Fabula e vepres

Thoma Stokman eshtë babi i familjes dhe mjek i banjave ne një qytet te vogël te Norvegjise. Pas nje periudhe te gjate analizash, ai zbuloi se uji i banjave ishte i ndotur dhe kjo përbënte rrezik të madh për te gjithe vizitorët. Banjat kanë një rendesi të madhe në famën dhe mireqenien e qytetit por doktori eshte i bindur se ato duhen mbyllur derisa të rregullohet gabimi(defekti).Në fillim ai u vlerësua për këtë zbulim, por kur u be e qarte se riparimi i tyre do të kushtonte shumë, si shtypi, ashtu edhe banoret iu kthyen kunder

Një nga kundërshtaret e tij më të mëdhenj eshtë vellai i tij, Pjeter Stokman, major dhe drejtor i policisš. Grupe të ndryshme i kerkuan doktorit të moderojë kerkesen e tij absolute per të mbyllur banjat, por ai organizon nje mbledhje publike per te paraqitur ështjen e tij. Ne ate mbledhje ai shpreh mendimin e  tij, duke thënë se pakica ka gjithmonë të drejtë, ndërsa shumica githmonë gabon sepse shumica perbëhet nga budallenje, që janë më te shumtë ne numer.Njerëzit që e ndoqen falimin e tij votuan unanimisht, duke e shpallur Stokmanin armik te Popullit dhe kercenim të qytetit. Keshtu, ai detyrohet të largohet nga mbledhja.

E giithë çeshtja ka ndikim të madh mbi te dhe familjen e tij. Ata humbasin shtepinë dhe punet e tyre. Reagimi i tij i parë, nen zemërim dhe zhgenjim, është planifikimi për largimin nga qyteti, mirepo kur ai fillon te marre kërcenime te ulta dhe oferta, ai sheh se sa pak mendje tepavarura ka në ate vend. Ai vendos te qendrojë dhe të merret me ndriçimin e banoreve dhe nxitjen e shpirtit të lirë tek ata.

Ndoshta tani eshtë më e lehtë  per te nxjerre mesazhet kryesore qe percjell vepra.

  • Se pari, vendosmëria e një personi bën qe ai te kalojë çdo pengese.
  • Se dyti, tirania e shumices eshtë aq e madhe sa udhëheqësit e shoqerisë janë të frikësuar të bëjnë atë qe është e drejte, sepse janë në mëshiren e njerëzve.

Personazhet

Per sa i përket personazheve, ata qe shfaqen në kete veper jane: Dr. Stokman, Zonja Stokman, Pjetra (e bija, një mësuese), Elif dhe Morten (femijet e tjere të tyre), Pjeter Stokman (vellai i doktorit, njekohesisht dhe kryetari i bashkise e rrjedhimisht eprori i Stokmanio, Morten Kili (fabrikant kepucësh, i ati adoptiv i Katerinčs dhe vehrri i Dr.Stokman), Hovstad (kryeredaktori i gazetës lokale), Billing (redaktor në këte gazetë), Kapiten Horster (mik besnik i doktorit), Aslaksen (shtypshkrues), gra dhe burra ne turmë.

  • Doktor Stokman shfaq në vepër disa karaktere: socialist (kur thote se shpetimi i popullit do të vijë nga një pakicë e zgjedhur); oligarkist antidemokratik (kur thotë se shpëtimi do të vijë nga aristrokracia intelektuale dhe jo nga shumica e verber dhe shpirtrobe); individualist e anarkist(kur lufton të giitha partitë politike dhe shtetin pergjithësisht si një shtypëes i lirive dhe te perparimit); evolucionist antidogmatik (kur pohon se idealet njerëzore duhen adaptuar, ndërruar dhe përseritur); tiranik dhe antikristian (kur beson se reformat duhen bere me forcë e jo me ëmbëlsi); altruist thellesisht i krishterë (kur përpiqet per të miren e përgjithëshme per të cilen sakrifikon çdo interes vetjak); mesianist mistik (kur thote se shpëtimi i njerezisë do te vije nga një profet si ai). Doktor Stokmani eshtë tipi sintetik i të gjitha tendencave dhe ideologjive kryengritëse te shekullit te nëntëmbëdhjetë.
  • Pjeter Stokman, vëllai i Doktorit, është tipi kapitalist konservator. Si administrator i qarkut kryeplak i qytetit, kryeaksionar i stabilimentit te banjave ka përqëndruar ne pushtetin e tij tëre forcen qeveritare dhe kontrollin ekonomik. Duke ditur se konservatorët më ekstremistë jane proletarët, me dinakëri dhe zgjuaresi, i leshon ata drejt të vellait.
  • Zonja Katerina Stokman, e shoqja e doktorit, është tipi i ëmbël i nikoqires së mirë. Si fillim,ajo nuk i bashkohet te shoqit sepse mendon se do t’i sjelle katastrofën, por më pas na çudit dhe na mallengjen me ndryshimin e kahut të saj.
  • Pjetra, vajza e doktorit, eshtë një revolucionare militante e cila nuk bashkohet me të atin sepse është e bija, por pikerisht prej faktit se dhe ajo vetë beson në ate çka po ndodh.
  • Shtypshkronjësi Aslaksen eshtë tipi i proprietarit dhe i borgjezit te mesčm. Eshtë njeriu “urte e bute e tigani plot”. Eshte njeriu ideal i shoqerise borgjeze, e cila druhet aq nga te pasurit sa dhe nga të pabukshmit dhe prandaj eshtë dhe më popullori dhe më me influencë ne qytetin e banjave se të gjithe të tjeret. Kur vjen puna per lufte te hapur midis qeverise dhe opozites, qe te dy palet kerkojnë ndihmën e ketij tipit, i cili zvarrit pas borgjezët e mesëm, ata tä vegjel dhe proletarët e pabukshem.
  • Horsteri, miku i Doktor Stokmanit, eshtë tipi i kapitenit te detit, qe s’trazohet aspak në çeshtje politike dhe sociale. Trim i beses dhe i mesuar te luftojë me elementët e natyrës, çmon në personin e doktorit “luftëtarin” që ka guximin ti beje ballë furtunës se turmes, merr anën e tij burrërisht dhe perpiqet ta shpëtojë nga valet e fatit si ndonje anije të mbytur.

Me analizën e personazheve kemi ardhur në fund te vepres “Armiku i popullit”. Përpara se ta mbyllim këtë analizë, nuk mund te lemë pa permendur se një veper e tilles, siç është ajo e lbsenit ka patur një impakt të madh te njerëzit dhe shkrimtaret e tjere, jo vetëm per tematiken që trajton, por edhe stilin dhe gjuhen që ai perdor.

  • Shkrimi i Ibsenit ështe teper i qartë dhe objektiv.
  • Ai vjen natyrshëm dhe nuk përdor tepër figurat letrare.
  • Ne stilin e Ibsenit mungojnë gjithashtu dhe simbolet dhe alegoritë, po ashtu si edhe monologët e personazheve.
  • Personazhet janë pärfaqësues tipikë të shtreses sociale, ekonomike dhe politike që perfagesojnë dhe u mungojnë mendimet e fshehura.

Keshtu, themi se të gjitha karakteristikat e vepres së tij, duke bashkevepruar me njera tjetren, kanë ndikuar dhe kanë bërë të mundur që Henrik Ibsen te njihet në mbarë botën.

Kjo vepër nuk ka rënë në asnjë tezë të Maturës Shtetërore për 12 vitet e fundit.

Për të parë listën e veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me analizat, kliko këtu.
Për të parë provimet e letërsisë ndër vite, kliko këtu.

 

Vlerësimi i analizës

User Rating: 4.56 ( 4 votes)

Shihni dhe

provimet gjuhë shqipe dhe letërsi ndër vite

Provimet “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” ndër vite + Teste Online | Matura Shtetërore

Në këtë faqe do të gjeni provimet e detyruara “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” ndër vite …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)