Titulli i projektit: ‘Energjia Alternative’
Në këtë projekt do të njiheni me energjinë alternative, e cila synon të jetë sa me e pastër dhe sa më pak e dëmshme për mjedisin jetësor. Kjo energji përftohet nga 4 burime kryesore: Toka, Dielli, Ajri dhe Uji. Këtu do të gjeni përshkrimin dhe përdorimet e energjive alternative të cilat përftohen nga Uji, Dielli dhe Toka.
Nentemat e trajtuara:
- Çfarë është energjia alternative.
– Me energji alternative kuptojmë zëvendesimin e burimit të energjisë që përdoren sot si benzina dhe derivatet e saj, në burime të tjera të përhershme qe na i jep natyra dhe të cilat nuk shkaktojnë ndotje në mjedis. Kjo lloj energjie e përftuar në ktë mënyre quhet edhe energji e pastër. - Energjia Diellore. (BioMasa)
– Me energji diellore nënkuptohet energjia (termiko-elektrike) e prodhuar nga shfrytëzimi i drejtpërdrejtë i energjisë së rrezatuar nga Dielli drejt Tokës. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. - Energjia e ujit.
– Hidroenergjia ose energjia nga uji është fuqia që rrjedh nga energjia e rënies së ujit apo ujit të rrjedhshëm, e cila mund të shfrytëzohet për qëllime të dobishme. - Energjia gjeotermike
– Është energjia termike e prodhuar dhe ruajtur në Tokë. Kjo energji përcakton temperaturën e materies.
Ky projekt është i përshtatshëm për nxënësit e arsimit 9-vjeçar.
Nëse keni një projekt që dëshironi ta shpërndani me ne, ju lutemi na dërgoni një email në adresën [email protected]. Projekti do të publikohet në faqen tonë në të njejtën mënyrë siç ju e keni punuar.
Nëse ju kemi ndihmuar, ju lutemi shpërndajeni faqen tonë me miqtë tuaj. Ju faleminderit!
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë