fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Treguesit makroekonomik për Shqipërinë – Projekt në Ekonomi

 

Treguesit makroekonomik për Shqipërinë

Produkti i Brëndshëm Bruto (PBB)

Produkti i Brëndshëm Bruto (PBB) (Gross Domestic Product-GDP) është treguesi që mat vlerën e produkteve dhe të shërbimeve të përdorimit përfundimtar, të prodhuara në territorin e një vendi gjatë një periudhe kohe të caktuar, zakonisht një viti kalendarik. Në madhësinë e PBB nuk përfshihen ato produkte e shërbime që janë të ndërmjetme, domethënë që përdoren për prodhimin e produkteve përfundimtare nga njësi të tjera ekonomike gjatë së njëjtës periudhë. Pavarësisht nga metoda e përdorur për llogaritjen e tij (bazuar mbi të ardhurat, mbi shpenzimet ose mbi prodhimin
përfundimtar), PBB llogaritet fillimisht me çmimet e tregut të vitit përkatës. Për efekte krahasimi me vitet e mëparshme vlera e PBB e llogaritur me çmimet korrente të tregut korrektohet me deflatorin e vitit përkatës dhe përcaktohet kështu PBB me çmime kostante të një viti bazë
Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2013 u rrit 1.1 për qind kundrejt tremujorit
të dytë të vitit 2012, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013 u rrit me 1 për
qind, njoftoi Instituti i Statistikave. Aktiviteti bujqësor në tremujorin e dytë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin
tremujor të një viti më parë u rrit me 3 për qind dhe u rrit 1.1 për qind kundrejt tremujorit e parë tëvitit 2013.
Industria shënoi një rritje prej 1.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013, dega e industrisë shënoi një rritje me 1.1për qind.
Sektori i ndërtimit, në tremujorin e dytë të vitit 2013 pati rritje të ndjeshme, me 16 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012 dhe u rrit me 9.1 përqind edhe krahasuar me tremujorin paraardhës.
Një nga degët që pati rënie ishte Dega Tregti, Hotele dhe Restorante, me ulje 2.8 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe një rënie me 0.8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013.
Aktiviteti i transportit pati gjithashtu rënie, duke u ulur në tremujorin e dytë të vitit 2013 me 5.3 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe ulje me 0.1 për qind ndaj tremujorit para-ardhës.
Edhe Dega e post-komunikacionit pati një rënie me 4.6 për qind këtë tremujor krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2012 dhe një rënie me 3.8 për qind përkundrejt tremujorit të parë të vitit 2013.
Grupi i shërbimeve të tjera në tremujorin e dytë të vitit 2013 shënoi një rënie me 0.4 për qind kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2012 dhe një rritje me 0.5 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013.
E Ardhura Kombëtare është një mënyrë tjetër e llogaritjes së PBB. Ajo përfaqëson vleftën totale të produkteve dhe të shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia e një vendi gjatë një periudhe vjetore, plus saldon pozitive të të ardhurave nga burimet e jashtme, të gjeneruar nga ente kombëtare por në vendet e tjera. Në këtë rast flitet për të ardhurën kombëtare bruto, nga e cila po të zbritet shuma vjetore e amortizimit të kapitalit fiks dhe ndryshimi i gjendjes së rezervave materiale, del e ardhura kombëtare neto. Për të kaluar nga e ardhura kombëtare më çmimet korrente të cdo vitit në të ardhurën kombëtare me çmime të pandryshueshme, përdoret treguesi i deflatorit të çmimeve.Vëllimi të ardhurës kombëtare me çmime të pandryshueshme përdoret për studimin e dinamikës së
tij dhe përcaktimit të ritmit mesatar vjetor të rritjes nga një periudhë në tjetër. Si vëllimi ashtu dhe ritmi mesatar i rritjes së të ardhurës kombëtare, përbëjnë treguesa shumë të rëndësishëm për studimin e gjendjes dhe të zhvillimit të ekonomisë së një vendi.

User Rating: 4.85 ( 2 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)