fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Droga – Projekt në Biologji

Droga

Drogë ose substancë psikoaktive është cdo substancë e huaj kimike që ndryshon funksionimin e një sistemi biologjik. Shumë substanca mund të shërbejnë si droga, përfshirë qetësuesit e dhimbjeve, alkoli, nikotina, kafeina, antibiotikët, drogat narkotike dhe psikoaktive. Psikofarmakologjia është shkenca e cila studion ndikimin e drogave psikoaktive te sjellja dhe njohja. Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet. Drogat e paligjshme janë droga të cilat nuk jane aprovuar akoma per perdorim mjekesor si barnat apo perdorim per argetim si alkoli. Këto vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e konventave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll. Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Disa shtete si Hollanda, Shtete e Bashkuara te Amerikes, Uruguay, Republika Ceke, Portugalia kane legalizuar disa nga keto substanca si Marijuana apo i kan dekriminalizuar duke lejuar perdorimin por jo shitjen e tyre. Kjo do të thotë se, në përgjithësi, është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla ne shtetet te cilat kane percaktuar kete ligj. Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre.Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju. Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Emrat e drogave në zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një droge. Të gjitha drogat kanë një efekt të menjëhershëm fizik dhe psikologjik, për të cilin mund të lexoni në këtë artikull. Doza, cilesia dhe lloji i droges jane karakteristikat kryesore qe duhen mbajtur parasysh nga perdoruesi per te shmangur problemet e ndryshme qe mund te shkaktohen. Drogat mund të pengojnë shumë zhvillimin psikologjik dhe emocional nese përdoren ne menyre te pa papergjegjshme, sidomos nga personat akoma ne zhvillim (-18). Perdoruesit e drogave duhen te jene te kujdesshem, sepse perdorimi i tyre mund te shkaktoje probleme te renda neurologjike dhe ne disa raste te shkaktoje infeksion me hepatit ose HIV si dhe sëmundje të tjera (ne rastin e injektimit).

 

Burim informacioni : www.google.com

User Rating: 3.95 ( 2 votes)

Shihni dhe

12. Fotosinteza dhe fotosistemet | Biologjia për Maturën Shtetërore

12. Fotosinteza dhe fotosistemet | Biologjia për Maturën Shtetërore

Ky është një material shpjegues dhe ilustrues rreth temës:  “Fotosinteza dhe fotosistemet”. ➯Kliko këtu për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)