Kur shfaqen aknet dhe pucrrat?
- Aknet dhe pucrrat mund të shfaqen në moshën puberale, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Kjo dermatozë mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Pas moshës 12 vjeç nisin shqetësimet
- Trajtimi bëhet tek dermatologu – mjeku i lëkurës, varësisht nga pasqyra klinike, pra, gjendja e pacientit. Vetem dermatologu mund te trajtoje me kujdes problemin e lekures tuaj, bazuar ne nje sere analizash dhe simptomash. Mos u keshilloni me askend tjeter, pervec mjekut specialist te lekures.
- Trajtimi bëhet jo me një konsultim, por për një kohë të gjatë, në vazhdimësi, ku varësisht nga gjendja e përkeqësimit fillohet me terapi lokale (tonik të ndryshëm, antiseptikë, me antibiotik, keratolitik, epitelizues si dhe preparate në formë kremash hidrante, vitamina dhe substanca tharëse).
Keshilla per parandalimin e tyre:
1. Mos ndërhyni me duar në puçra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
2. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj
3. Lani duart përpara aplikimit.
4. Zgjidhni kozmetikë profesionale.
5. Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura,
6. Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
7. Merrni vitamina A, C, E.
8. Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
9. Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti
10. Pini shumë ujë (pa gaz). është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
11. Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.
Projekti eshte nje sistemim materialesh nga faqe te internetit si Google dhe Wikipedia. Ky punim tregon dhe pikpamjen e nxenesit mbi kete teme.