E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Bashkimi Evropian – Histori

​Shembull nga projekti “Bashkimi Evropian”:

Bashkimi Evropian (shkurtesa shqip : BE, zyrtarisht: EU) është një bashkësi e disa shteteve Europiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. ​

  • Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. ​
  • Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarsim nga shtete ish-komuniste. ​
  • Edhe pse si organizatë gjithë-Europiane është Këshilli i Sigurimit të Europës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Europiane.
  • Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtem Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive europiane të qymyrit dhe çelikut. ​
  • Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Europe të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. ​
  • Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit 1951. 
  • Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë: Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda dhe Luksemburgu. ​
  • Një tjeter zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Europian dhe Komunitetin Evropian te Energjise Atomike. (EUROATOM).
  • Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. ​
  • Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Europës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë proçesit të ratifikimit beri te hynte ne fuqi më 1 nentor të vitit 1993. ​
  • Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Europian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.​
  • Bashkimi Europian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me   1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. ​..

(Perpunuar nga materialet ne Google dhe Wikipedia)

Review Overview

Bashkimi Evropian

User Rating: 4.74 ( 5 votes)

Shihni dhe

Humanizmi dhe Rilindja Evropiane – Projekt në Histori

 Humanizmi dhe Rilindja Evropiane Humanizmi Humanizmi (lat. humanitas – njerëzia) është një filozofi etike dhe një botëkuptim, që drejtohet nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)