Tema e projektit: Matematicienë të famshëm
Matematicienë të famshëm si Pitagora, Diofanti apo Gausi dhe biografia e tyre, janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e matematikës. Secili nga ata ka arritje të paçmueshme në fushën e matematikës. Këto arritje janë tepër të rëndësishme ditët e sotme dhe janë baza e krijimit të matematikës që ne njohim.
Nëse ata nuk do të kishin krijuar këto baza, as sistemet kompjuterike nuk do të ekzistonin. Pra, kjo tregon punën dhe aftësinë e tyre. Kjo punë dhe aftësi duhen nderuar e respektuar. Projekti permban materiale të ndryshme, kryesisht të kerkuara në Google dhe Wikipedia.
Nëntemat e trajtuara:
- Pitagora – Jeta dhe Vepra
– Pitagora është shumë i njohur me teoremën e tij në matematikë, njohur si “Teorema e Pitagorës” e cila është mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore. - Diofanti – Matematika e antikitetit grek
– Në matematikën e antikitetit grek një vend të veçantë zë vepra e Diofantit, që siç mendohet, duhet të ketë jetuar nga fundi i shekullit të dytë dhe fillimi i shekullit të tretë të erës sonë. Diofanti është marrë me aritmetikën dhe me problem që mund të quhen algjebrike, ndonëse atëherë ende nuk ishte formar algjebra si degëzim i mirëfilltë i matematikës. - Johann Carl Friedrich Gassu dhe veprat më të njohura
– Matematikan gjerman dhe shkencëtar që ndihmoi dukshëm në shumë fusha, duke përfshirë teorinë numrave, analizën, gjeometrinë diferenciale, gjeodezinë, magnetizmin, astronominë dhe optikën. Nganjëherë i njohur si “princi i matematikës”, Gausi pati një ndikim të shquar në shumë fusha të matematikës dhe shkencës dhe është rradhitur pranë Ojlerit, Njutonit dhe Arkimedit si një nga matematikanët më të mëdhenj të historisë. - Leonhard Paul Euler – Analiza matematikore dhe Teoria e numrave
– Matematikan dhe fizikan zviceran i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Rusi dhe Gjermani. Euler bëri zbulime të rëndësishme në fusha të ndryshme si Njehsimi diferencial dhe teoria e grafeve. Gjithashtu është i njohur për punën e tij në mekanikë, optikë dhe astronomi.
Ky projekt është i përshtatshëm për nxënësit e arsimit 9-vjeçar.
Nëse keni një projekt që dëshironi ta shpërndani me ne, ju lutemi na dërgoni një email në adresën [email protected]. Projekti do të publikohet në faqen tonë në të njejtën mënyrë siç ju e keni punuar.
Nëse ju kemi ndihmuar, ju lutemi shpërndajeni faqen tonë me miqtë tuaj. Ju faleminderit!
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë