Universiteti Politeknik i Tiranës, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, ofron këto degë: Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Telekomunikacioni dhe Inxhinieri Elektronike.
Për të aplikuar në të paktën një nga këto tre degë, fillimisht duhet të plotësoni kriterin kryesor: të keni mesataren e shkollës së mesme mbi 6 (gjashtë). Më pas, ju do të renditeni midis të gjithë aplikantëve, në varësi të pikëve që keni grumbulluar.
Pikët tuaja do të llogariten me anë të kësaj formule:
[ 0.7 * Mes VKM + 0.3(0.6*Mes Matematike + 0.4* Mes Fizike)] * Koef. Shkollës
Kjo formulë është përshtatur në llogaritësin e mëposhtëm. Aty ju mund të vendosni notat tuaja dhe do tju llogaritet në mënyrë automatike totali i pikëve që keni në këto degë studimi.
Kujdes: Notat duhen vendosur të sakta dhe jo me përafërsi. Për shembull, nëse mesatarja juaj është 8,91 atëherë nuk do e rrumbullakosni atë duke vendosur 9, por do e vendosni ekzaktësisht 8,91.
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë