E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

RAUNDI I TRETË – Shpjegime dhe Këshilla – 12vite.com

Për aplikime dhe regjistrime në Univesitet, kandidatëve të Maturës Shtetërore 2018, u janë dhënë gjithësej 3 mundësi të ndara me Raunde.

Në Raundin e Parë dhe të Dytë çdo maturant i cili plotësonte kriterin e mesatares, kishte të drejtë të aplikonte deri në 10 degë në formularet A2 dhe A3 në portalin Ualbania. Më pas sipas ngjyrave që u shfaqeshin degët në Këndin e Maturantit dhe preferencave të tyre, kishin në dorë zgjedhjen e degës dhe regjistrimin në të duke u paraqitur në sekretarinë e departamentit të degës përkatëse.

Ndryshe nga dy Raundet e mëparshme, në Raundin e Tretë nuk do të ketë as faza, as aplikime në 10 degë në portalin Ualbania. Shpjegimi i saktë për Raundin e tretë është ky:

  1. Çdo kandidat i cili ka aplikuar në Raundin e Dytë dhe nuk është regjistruar në asnjë program studimi, do të vazhdojë konkurimin me TË NJEJTAT DEGË TË RAUNDIT TË DYTË. Regjistrimet në degën që ka fituar mund ti kryejë në datat 9 tetor deri në 13 tetor me anë të dokumentacionit të regjistrimit duke u paraqitur në sekretarinë përkatëse.
    – Nëse dega ku keni aplikuar ju qëndron jeshile në çdo kohë ndodh për këtë arsye: Në këtë Raund nuk ka faza kështu që ju nuk e humbisni degën në asnjë ditë brenda datave 9 – 13 tetor.
    – Nëse renditja juaj nuk ndryshon në portal kjo ndodh për shkak se nuk ka regjistrime. Çdo kandidat pret të fitojë degë të reja si në Raundet e para, por kjo nuk mund të ndodhi në këtë Raund për shkak se nuk aplikohen fazat. Pra, pa regjistrime nuk ka ndryshim renditje dhe ngjyre në portal.

    – Nëse në degën që keni fituar dhe në atë që doni të fitoni, kanë ngelur pak kuota, ju rekomandojmë të regjistroheni pa pritur aplikimet në datën 15 tetor.

2. Çdo kandidat i cili është regjistruar në një program studimi në Raundin e Dytë, të Parë, apo në fillimin e Raundit të Tretë, nuk ka më mundësi të çregjistrohet dhe të ndryshojë degën për këtë vit akademik.

3. Mundësia e fundit e aplikimit për këtë vit akademik është vetëm në datat 15 tetor deri në 18 tetor nga ora 8:00 – 16:00. Për të bërë aplikimin duhet të plotësoni këto kushte:

  • Në degën ku do të aplikoni duhet të ketë kuota të lira. (Kuotat e lira mund ti shikoni këtu)
  • Duhet të plotësoni kriterin e mesatares VKM në degën ku aplikoni. (Mesataret sipas degëve i gjeni këtu)
  • Aplikimi do të bëhet me anë të një kërkese me shkrim (do tjua japin fletën në sekretari) në sekretarinë e degës përkatëse, JO në UALBANIA. (në disa fakultete gjatë aplikimit kërkohet dhe kopje e Diplomës dhe Çertifikatës së Notave)
  • Mund të aplikoni në cilëndo degë që dëshironi PAVARËSISHT se mund ta keni zgjedhur ose jo në Raundin e Parë apo të Dytë.

4. Listat do të afishohen në datën 18 dhe regjistrimet do të kryhen në datat 19 dhe 20 tetor në sekretaritë e degëve mësimore, me anë të dokumentacionit përkatës. (Dokumentacionin e gjeni këtu)

5. Nëse nuk regjistroheni në asnjë degë deri në datën 20 tetor, nuk do të keni mundësi të regjistroheni në asnjë program studimi për këtë vit akademik.

Materiali është shkruar nga 12vite.com bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

Shihni dhe

Ja përse fazat e para NUK janë vendimtare për të gjithë nxënësit – 12vite.com

Deri në datën 28 gusht, Universitetet në gjithë Shqipërinë do të publikojnë listat e renditura …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)