E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Zhvillimi i artit gjatë shekujve XVI-XVII – Projekt në Histori

Tema e projektit: Zhvillimi i artit gjatë shekujve XVI-XVII

Në këtë projekt do të njiheni me zhvillimet në spektrin artistik në periudhën e viteve 1600 – 1700, një etapë e rëndësishme në kulturën Europiano-Perëndimore. E njohur si një periudhë kaosi, konfuzioni e lëkundjesh, por mbi të gjitha ndryshimesh të mëdha, ky terren i dha shkas lindjes së një stili të ri e kontradiktor artistik.

Nëntemat e trajtuara:
    1. Historiku i Epokës Baroke
      – Shekujt XVI-XVII përkojnë me vazhdimin e ndryshimeve dhe zhvillimeve historike, kulturore, artistike.  Lindja e stilit barok lidhet së shumti me Kundër Reformën që u përhap më shumë në vendet katolike, me krizën e idealeve të humanizmit, lëkundjet politiko –shoqërore që ishin karakteristikë për shekullin XVII.
    2. Cfarë përfaqëson Arti Barok
      – Arti barok është shprehje e revolucionit kulturor që bëhet në emër të katolicizmit. Ai shpreh karakteristika të artit manierist, por i kushton rëndësi aspektit emotiv dhe, në disa raste, atij irracional.
    3. Format e shprehjes në arkitekturë, skulpturë e pikturë
      – Arktitektura baroke shquhet për alternimin e sipërfaqeve konkave e konvekse, të cilat krijojnë një lojë vizuale të forcave kontrastuese, ndërsa piktorët e kësaj periudhe përshkruan me thjeshtësi realitetin, duke iu dhënë një pamje të përditshme edhe skenave të shenjta.
    4. Disa nga artistët më të njohur të kësaj epoke
      – Francesko Borronimi, Xhan Lorenco Bernini, Mikelanxhelo Karavaxho, Rembranti dhe veprat e tyre që i kanë mbijetuar kohës.

Ky projekt është i përshtatshëm për nxënësit e arsimit 9-vjeçar.

 

Vlerësimi i projektit

User Rating: 2.94 ( 9 votes)

Shihni dhe

Ahmet Zogu dhe Fan Noli – Projekt në Histori

 Ahmet Zogu dhe Fan Noli •Ahmet Zogu, formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I Skëndërbeu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)