fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

9. Hidroliza e kripërave – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Hidroliza e kripërave

Hidrolizë quajmë reaksionin e bashkëveprimit kimik të një kripe me ujin duke formuar një bazë dhe një acid. Gjatë tretjes së një kripe në ujë mund të ndodhë ose jo hidrolizë. Kjo varet nga natyra e kripës:
a) nëse kripa përbëhet nga nje bazë e fortë dhe acid i fortë nuk hidrolizon dhe mjedisi ngelet asnjëanës. pH = 7
b) nëse kripa formohet nga bazë e fotë dhe acid i dobët hidrolizon pjesërisht dhe mjedisi bëhet bazik. pH > 7
c) nëse kripa formohet nga bazë e dobët dhe acid i fortë, hidroliza është e pjesshme dhe mjedisi bëhet acid. pH < 7.
d) nëse kripa përbëhet nga bazë e dobët dhe acid i dobët, hidroliza është e plotë dhe mjedisi bëhet asnjëanës. pH = 7

KUJDES! Në rastin d, pavarësisht se hidroliza është e plotë mbizotëron sadopak mjedisi i bazës ose acidit që ka Ksh më të madhe.

Reaksion asnjëanësimi

Reaksioni i hidrolizës është i kundërt me reaksionin e asnjëanësimit.
Reaksion asnjëanësimi quajmë bashkëveprimin e një baze me një acid duke dhënë një kripë dhe ujë. Quhet asnjëanësim, sepse ndodh veprimi i OH të bazës me H3O+ të acidit duke formuar ujë që ka mjedis neutral. 

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Çfarë ngjyre merr fenolftaleina në tretësirën e Zn(NO3)2?

Zn(NO3)2 + H2O → Zn(OH)2↓ + HNO3
Zn2+ + 2NO3 +  2H2O → Zn(OH)2↓ + 2H+ + 2NO3
Zn2+ + 2H2O → Zn(OH)2↓ + 2H+

Përgjigje: Mjedis acid, pH ˂ 7, fenolftaleina merr ngjyrë të kuqe.

Ushtrimi 2: Çfarë ngjyre merr metiloranzhi në tretësirën e PbCl2?

PbCl2 + 2H2O → Pb(OH)2 ↓ + 2HCl
Pb2+ + 2Cl + 2H2O → Pb(OH)2 ↓ + 2H+ + 2Cl
Pb2+ + 2H2O → Pb(OH)2 ↓ + 2H+

Përgjigje: Mjedis acid, pH ˂ 7, metiloranzhi merr ngjyrë të kuqe.

Ushtrimi 3: Tregoni karakterin e mjedisit gjatë tretjes së K2CO3. Çfarë ngjyre merr letra e lakmuesit?

K2CO3 + 2H2O ↔ 2KOH + H2O + CO2
2K+ + CO32- + 2H2O ↔ 2K+ + 2OH + H2O + CO2
CO32- + 2H2O ↔ 2OH + H2O + CO2

Përgjigje: Mjedis bazik, pH > 7, letra e lakmuesit merr ngjyrë blu.

Ushtrimi 4: Tregoni karakterin e mjedisit në tretësirën ujore BaSO3.

BaSO3 → Ba2+ + SO32-
SO32- + 2H2O → H2SO3 + 2OH

Përgjigje: Mjedis bazik dhe tretësira ujore merr ngjyrë blu.

Ushtrimi 5: Çfarë karakteri ka tretësira e (NH4)2CO3?

Mënyra 1:
(NH4)2CO3 + 2H2O → 2NH4OH + H2CO3
2NH4+ + CO32- + 2H2O → 2NH4OH + H2CO3

Mënyra 2:
(NH4)2 CO3 → 2NH+ + CO32-
2NH4+ + 2H2O → 2NH4OH + 2H+
2H+ + 2OH → 2H2O

Përgjigje: Mjedis asnjëanës dhe pH = 7.

Ushtrimi 6: Cila nga kripërat e mëposhtme hidrolizon Al(NO3)3?

a) Al(NO3)3 + 3H2O → Al(OH)3 + 3HNO3
Al3+ + 3NO3 + 3H2O → Al(OH)3 ↓ + 3H+ + 3NO3
Al3+ + 3H2O → Al(OH)3↓ + 3H+

Përgjigje: Mjedis acid.

b) Na2SO4 + 2H2O → 2NaOH + H2SO4
2Na+ + SO42- + 2H2O → 2Na+ + 2OH + 2H+ + SO42-
H2O → OH + H+

Përgjigje: Hidroliza nuk ndodh dhe pH = 7.

Ushtrimi 7: Hidrolizohet pjesërisht në tretësirë ujore:
a) NH4NO2 ;           b) NaNO3 ;                        c) NH4NO3 ;                   d) (NH4)2S

a) NH4NO2 + H2O → NH2OH + HNO2
NH4+ + NO2 + H2O → NH4OH + HNO2                 (Hidrolizë e plotë)

b) NaNO3 + 2H2O → NaOH + HNO3
Na+ + NO3 + H2O → Na+ + OH + H+ + NO3–           (Hidroliza nuk ndodh)

c) NH4NO3 + H2O ↔ NH4OH + HNO3
NH4+ + NO32- + H2O ↔ NH4OH + H+ + NO32-
NH4+ + H2O ↔ NH4OH + H+                                         (Hidrolizë e pjesshme)

d) (NH4)2S + 2H2O → NH4OH + H2S
2NH4+ + S2- + 2H2O → 2NH4OH + H2S                        (Hidrolizë e plotë)

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)