SIDA
Virusi HIV/AIDS virusi i mungesës së imunitetit te njeriu është një virus që shkatërron sistemin imunitar. AIDS-(Acquired Immune Deficency Syndrome), Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit – është gjendja që pason kur trupi është i infektuar me virusin HIV kalon nga faza e mbartësit të virusit në fazën e sëmundjes.
Virusi HIV nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së padëmtuar dhe as nëpërmjet mbrojtjes që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si puthja, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së banjës dhe përdorimi i lugëve, pirunëve dhe thikave të njëjta me personat e infektuar. Ai nuk transmetohet nëpërmjet pickimit të insekteve. Ka tri mënyra kryesore të transmetimit të virusit nga një person në një tjetër. Një mënyrë është nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura Mënyra e dytë është ajo e kalimit të virusit direkt në gjak. D.m.th. nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose përdorimit të ageve të shiringave tek më shumë se një person. Zakonisht preken persona që bëjnë transfuzion gjaku nëse bëjnë një operacion dhe persona të cilët bëjnë praktikimin e drogës me të njëjtën shiringë midis tyre. Mënyra e tretë është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija. Gratë që janë të infektuara me këtë virus ia kalojnë atë fëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë barrës ose nëpërmjet qumështit të gjirit. Kur virusi HIV hyn në trupin e një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv. Njeriu mund të jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë.
Simptomat
Shenjat dhe simptomat e mundshme të virusit HIV janë: rreth 10 % humbje në peshë, ethe për më shumë se një muaj, lodhje dhe djersitje natën. Por këto shenja nuk janë standarte dhe janë pothuajse të pa dukshme ose ta themi më thjesht nuk i vëmë shumë rëndësi pasi janë gjëra që ndokush mund ti hasë ato në jetën e përditshme. Njerëzit mund të jenë të infektuar, domethënë të jenë HIV pozitiv, për disa vjet përpara se Sistemi imunitar i tyre të bie aq shumë saqë infeksione të ndryshme të shkaktojnë kalimin e tij nga HIV pozitiv në pacient me sëmundje të AIDS-it. Zakonisht një periudhe 4 deri në 7 vjet është një kohë relativisht e shkurtër, por dhe vendimtare për një person që mund të jetë infektuar. Kjo do të thotë se nëse ka bëre një test, me kalimin e kohës padituria e infektimit me HIV mund të jetë e rrezikshme për jetën e tij. Në fakt një person i shëndetshëm ka në gjakun e tij nga 500 deri në 1200 trupa CD4-T ose rruaza të bardha. Kur një person HIV bie me poshtë se 300 CD4-T për kampion gjaku ai menjëherë duhet të filloj kurimin me ilaçe antiretroiale në mënyrë të tillë që dendësia e virusit për kapion gjaku të bie d.m.th të parandaloj shumimin e tij në gjak dhe nga ana tjetër të ndihmoj trupin të rris CD4-T për kampion gjaku.
Mjekimi
Deri më sot nuk ekziston ndonjë vaksinë ose ilaç i cili shkatërron plotësisht virusin HIV. Përkundrazi ekzistojnë një sasi e madhe ilaçesh të cilat bëjnë të mundur kontrollin e shumimit të HIV si edhe parandalimin e futjes së tij në RNA për të realizuar relativisht programimin e pjesëve përkatëse në DNA të cilat i bën me gabime. Virusi HIV nuk duhet paragjykuar, dhe nuk i përket grupeve të caktuara njerëzish. Ai është thjesht një virus që transmetohet si rezultat i mos marrjeve të masave mbrojtëse gjatë raporteve seksuale. Virusi përbënë një rrezik që mund të na prekë të gjithëve, por nuk është i pashmangshëm. Hulumtimet moderne janë duke bërë kërkime për gjetjen e ndonjë vaksine e cila mund të ndihmonte në parandalimin e HIV, megjithatë dekada hulumtime nuk kanë dhënë rezultate. Nga ana tjetër duhet të themi se ku virus mund të vihet në gjumë nga një seri e madhe ilaçesh të cilat bëjnë të mundur jo shkatërrimin e virusit por parandalimin e tij të shumohet në gjak. D.m.th të ulë vetinë e shumimit dhe të rris vetinë e trupit të prodhojë CD4+T ose rruaza të bardha të cilat bëjnë të mundur siç e dimë mjaft mirë pastrimin e gjakut nga mikrobe, infektime etj. Pra rrisin nivelin e Sistemit imunitar në standarde pothuajse normale ose me nivele të pëlqyeshme që trupi i njeriut të jetë i gatshëm të përballoj çdo lloj mikrobe. Këto ilaçe quhen ilaçe antiretriorale.