fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Ndotja Urbane – Projekt në Biologji

Ndotja Urbane

Ndotja është futja e ndotësve në mjedis, që shkakton dëmtim dhe çrregullim të sistemeve dhe ekosistemeve të mjedisit.

Ndotja mund të jetë natyrale, si në rastin e vullkaneve, ose mund të shkaktohet nga aktivitetet njerëzore. Format kryesore të ndotjes të shkaktuar nga njeriu janë:

  • Ndotja e ajrit;
  • Ndotja e ujit;
  • Ndotja e tokës;
  • Ndotja nga zhurmat, dhe;
  • Ndotja radioaktive.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, gjendja e mjedisit nuk ishte prioritet kombëtar, pasi regjimi u përpoq ta drejtonte Shqipërinë drejt industrisë së rëndë, të mbështetur kryesisht në teknologji sovjetike dhe kineze. Kjo lloj teknologjie nuk përmbushte standardet e mbrotjes së mjedisit, që rezultoi në ndotje të ajrit, uji, tokës dhe shkatërrim të florës e faunës në zonat përreth fabrikave. Gjithashtu, kjo ndikoi drejpërdrejt edhe në shëndetin e popullatave që jetonin në këto zona, ku u shfaqën sëmundje të frymëmarrjes dhe difekte që në lindje.

Rënia e regjimit komunist solli mbylljen e uzinave e fabrikave të vjetra, duke lënë pas ndërtesa të braktisura e shumë tonë me lëndë helmuese nëpër magazinat e këtyre objekteve.

Gjatë periudhës pas rëniës së komunizmit, u bëmë dëshmitarë të rritjes së ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, këtë rradhë të shkaktuar më së shumti nga makinat e vjetra (shtimi i makinave erdhi pas heqjes së ndalimit të pronësisë së makinave). Gjithashtu konsumi u shtua shumë, duke sjellë më shumë mbeturina, më shumë persona e biznese të papërgjegjshëm që hodhën mbeturinat nëpër fusha, pyje, lumenj, liqene e dete të Shqipërisë. Ndotja nga zhurmat u rrit në mënyrë të konsiderueshme po ashtu.

Zbatimi i dobët i ligjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe mungesa e kontrollit, solli ndotje të vazhdueshme të ujit, ajrit e tokës. Hedhja e mbeturinave në mjedis mbetet si një nga problemet më serioze të dukshme edhe në ditët e sotme. Parqet dhe pyjet janë të prekura rëndë nga kjo dukuri. Nëpër fshatra ekziston një traditë që në të kaluarën, që mbeturinat të hidhen në brigjet e lumenjve ose drejt e në lumë. Kjo ka sjellë ndotjen e lumenjve, liqeneve dhe deteve. Kjo ndotje nuk është thjesht shqetësuese nga ana estetike, por shkakton rritjen në nivele tepër të larta të baktereve e algave të dëmshme. Dekompozimi i mbeturinave prodhon metan, gaz tepër i dëmshëm për peshqit e gjallesat e tjera  ujore, si një gaz 20 herë më i dëmshëm për klimën sesa CO2

Ndotja Nga Makinat, 200-300 Për Qind Tej Normave Të Lejuara Nga BE

Vendi ynë është një ndër vendet më të ndotura të Evropës sipas studimeve më të fundit të bëra nga specialistët e mjedisit. Ndotja e mjedisit kryesisht nga transporti është shkaktari i sëmundjeve tek 1500 personave çdo vit në vendin tonë. Të dhënat janë bërë publike nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët pohojnë se kjo ndotje është më e madhe në zonën përgjatë autostradës Tiranë- Durrës. Ndotja kryesore është ndotja nga grimcat e imëta për shkak të transportit dhe kjo ndotje është tejkaluar mbi normat e BE-së në një masë që shkon deri në 200-300 për qind. Vetëm nga ndotja e ajrit nga pluhurat e imëta në zonën Tiranë-Durrës sëmuren çdo vit 1000-1500 persona. Por edhe studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik i kryer në 6 qytete të ndryshme të vendit, ka treguar se shqiptarët tashmë janë të rrezikuar se kurrë ndonjëherë në shëndetin e tyre jo më nga pluhuri i zakonshëm, por nga bloza e dalë nga makinat. Në qytetet më të ndotura në vendin tonë është Tirana, e cila zë vendin e parë si për grimcat e ngurta ashtu edhe për blozën dhe benzenin. “Zonat më të ndotura në Tiranë janë zonat pranë kryqëzimeve, si qendra e kryeqytetit, “21 dhjetori”, pika pranë Ambasadës Italiane dhe zona e ish-Bllokut”. Sipas specialistëve ndotja e ambientit është 100 mikro gramë për metër kub, që do të thotë disa herë më e lartë se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Për këtë arsye specialistët bëjnë thirrje për kontroll të rrepte të automjeteve që të mos shkaktojnë ndotje të mjedisit, por në mënyrë të veçantë edhe të karburanteve.

User Rating: 5 ( 2 votes)

Shihni dhe

12. Fotosinteza dhe fotosistemet | Biologjia për Maturën Shtetërore

12. Fotosinteza dhe fotosistemet | Biologjia për Maturën Shtetërore

Ky është një material shpjegues dhe ilustrues rreth temës:  “Fotosinteza dhe fotosistemet”. ➯Kliko këtu për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)