Mikrobiologjia
Mikrobiologjia është degë e biologjisëqë merret me studimin e mikroorganizmave (mikrobeve), ndërtimin, funksionimin dhe ndikimin e tyre në organizmat e tjera të gjalla. Mikroorganizmat janë organizma të vogla mikroskopike njëqelizore të padukshme për syrin e njeriut. Këtu hyjnë bakteriet, protozoat, kërpudhat, mikroalgat, prokariotet dhe viret.
Nëndegët e mikrobiologjisë
- Mikrobiologjia fiziologjike: Studimi i funksionimit biokimik te qelizave mikrobiologjike. Përfshin studimin e rritjes mikrobiologjike, metabolizmin mikrobiologjik dhe strukturën qelizore të bakterieve.
- Mikrobiologjia gjenetike : studion se si janë të organizuar genet tek mikrobet në lidhje me funksionet e tyre qelizore. Lidhet ngushte me biologjinë molekulare.
- Mikrobiologjia mjekësore ose medicinale: studion rolin e mikrobeve ne sëmundjet e njeriut. Ajo përfshin studimin e patogjenezës mikrobiologjike dhe epidemiologjine dhe ka lidhje me studimin e sëmundjeve patologjike dhe imunologjike.
- Mikrobiologjia veterinare: studion rolin e mikrobeve ne medicinën (mjekësinë) veterinare.
- Mikrobiologjia mjedisore: studion funksionin dhe larminë e mikrobeve ne mjedisn e tyre natyror. Përfshin studimin e ekologjisë mikrobiologjike, ciklin ushqyes mikrobiologjik, gjeomikrobiologjik, larmine mikrobiologjike dhe Bioremediacioni.
- Mikrobiologjia zhvilluese : studion zhvillimin e mikrobeve. Përfshin sistematiken bakteriale dhe taksonominë.
- Mikrobiologjia industriale: shfrytëzon mikrobet për përdorim ne ecuritë (proceset) industriale. Këtu hyjnë tharmëtimi industrial dhe trajtimin e ujërave të zeza. Lidhet ngushte me bioteknologjine industriale. Kjo fushe përfshin gjithashtu prodhimin e birrës, një zbatim i rëndësishëm i mikrobiologjisë.
- Aeromikrobiologjia: studion mikroorganizmat e ajrit.
- Mikrobiologjia ushqimore: studion mikrobet qe shkaktojnë prishjen e ushqimeve.
- Mikrobiologjia farmaceutike: studion mikrobet qe shkaktojnë ndotjen dhe prishjen farmaceutike.
Louis Pasteur ishte një kimist francez i njohur për punën dhe përparimet që solli në mikrobiologji. Eksperimentet e tij konfirmuan teorinë e shkaktimit të sëmundjeve nga mikrobet dhe krijoi vaksinën kundër sëmundjes së tërbimit. Gjithashtu u mor me zbulimin e metodave dizinfektuese nga ku del edhe metoda pasterizuese. Ai është renditur ndër tre më të mirët në fushën e bakteriologjisë bashkë me Ferdinand Cohn dhe Robert Koch. Ai bëri disa zbulime edhe në Kimi, shumicën prej tyre në asimetrinë e kristaleve. Pasteri po ashtu zbuloi jetën anaerobike (mundësinë e disa mikrobeve që të zhvilloheshin pa oksigjen). Ai pati 5 fëmijë 3 prej të cilëve vdiqën nga semundja e Tifos.
Vaksina
Vaksina është një suspenzion i një agjenti infektiv (për shembull virus) ose i pjesëve të tija. Suspenzioni jepet (zakonisht me injeksion) në mënyrë që të japë rezistencë ose imunitet ndaj agjentit infektiv. Tani janë duke u studiuar dhe zhvilluar lloje të tjera vaksinash si ato terapeutike. Vaksinat terapeutike mund të ndihmojnë në luftën ndaj HIV-it.
Zbulimi i vaksines eshte bere nje mjek anglez Edward Jenner (1749-1823) i cili kishte vene re se fshataret merrnin line e lopeve,por ata mbeteshin imunitar ndaj lise njerezore,nje semundje qe vrau shume njerez ne ate kohe. Jenner mednoi se lia e lopeve u jepte njerezve imunitet ndaj asaj njerezore,dhe per te vertetuar kete hipoteze,ai i injektoi nje djaloshi lengun e nje pucre lia nga ajo e lopve.Pas dy muajsh kur djali u sherua,ai i injektoi atij permbajtjen e nje pucre te lise se vertet dhe vereu se djali mbetej imun ndaj saj. Kjo praktike u perdor edhe me vone kunder semundjeve te tjera dhe mori emrin Vaksine. Vaksinat sot perdoren kunder shume semundjeve sic jane poliomeliti,tetanosi etj,Disa vaksina si ajo e fruthit japin nje imunitet te perhershem,e disa te tjera si ajo e tifos japin nje imunitet i cili zgjat vetem disa muaj.Vaksinat japin imunitet aktiv pasi antitrupat prodhohen nga subjekti i injektuar.
Penicilina