E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

19. Cikloalkanet – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Cikloalkanet

Formula e përgjithshme e cikloalkaneve është CnH2n. Janë hidrokarbure të ngopura ciklike që përmbajnë karbone të hibridizimit sp3. Vetitë fiziko-kimiko të cikloalkaneve janë të ngjashme me ato të alkaneve.

Emërtimi:

Cikloalkanet e thjeshtë emërtohen si alkanet e thjeshtë me të njëjtin numër karbonesh duke i shtuar parashtesën –ciklo.

Cikloalkanet e degëzuar ndjekin këto rregulla:
1. Numërtojmë ciklin në kahun orar, në mënyrë të tillë që pozicionet ku janë të lidhura degëzimet të jenë numra sa më të vegjël.
2. Emërtojmë degëzimet me emrat e radikaleve me të njëjtin numër karbonesh, shoqëruar me numrin e karbonit ku është lidhur degëzimi në cikël.
3. Emërtojmë ciklin me emrin e cikloalkanit te thjeshtë me të njëjtin numër karbonesh.

Nëse kemi të bëjmë me cikloalkan, kur numri i karboneve në degëzim është më i madh se numri i karboneve në cikël, atëherë ëmërtimi bëhet si alkan.

Mënyra kryesore e gatitjes së një cikloalkani është duke u nisur nga rrjedhësit e dihalogjenuar të  alkaneve duke i trajtuar me metale si tek sinteza e Wurtz. Në këtë reaksion halogjenët nuk duhet të jenë asnjëherë në të njëjtin karbon ose në karbone fqinjë.

USHTRIME TË ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Ndërtoni strukturat e përbërjeve të mëposhtme. 

a) diklor-1,2-ciklopropan

b) metil-1-propil-2-ciklopentan

c) klor-1-izopropil-2-ciklohekzan

d) brom-3-klor-1-ciklopentan

e) brom-3-klor-1-metil-2-ciklobutan

f) dimetil-1,3-ciklobutan 

g) ciklopentan

h) metil-1-propil-2-ciklopentan

i) metil-1-izopropil-3-ciklopentan 

j) dietil-2,3-metil-1-ciklopentan

Ushtrimi 2: Shkruaj barazimin e plotë kimik të reaksionit. 

 

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)