Lidhëza logjike “dhe”. Konjuksioni
Pohimi që merret duke lidhur dy pohime të dhëna p , q me lidhëzën “dhe” quhet konjuksion i tyre dhe është i vërtetë vetëm kur janë të vërteta të dyja pohimet p , q. Konjuksioni p , q i dy pohimeve të dhëna, shënohet:
\[ p \land q \]
Lidhëza logjike “ose”. Disnjuksioni
Disnjuksioni i dy pohimeve të dhëna p , q quhet pohimi p ose q i cili është i vërtetë atëherë dhe vetëm atëherë kur është i vërtetë të paktën njëri nga polinomet p , q. Disnjuksioni shënohet:
\[ p \lor q \]
Implikimi logjik
p(x) dhe q(x) janë dy fjali me ndryshore x të shqyrtuara në të njëjtin mjedis. Nëse cdo vlerë x nga E që vërteton p(x), vërteton edhe q(x), themi se:
- q(x) është rrjedhim logjik p(x) në E dhe e shënojmë:
\[ p(x) \Longrightarrow q(x), x \in E \]
Nëse ekziston ndonjë vlerë e x që bën pjesë në E, që bën të vërtetë p(x) dhe të rremë q(x) themi se shënimi i mësipërm nuk është i vërtetë.
| $p$ | $q$ | $p \land q$ | $p \lor q$ | $p \Longrightarrow q$ |
| V | V | V | V | V |
| V | G | G | V | G |
| G | V | G | V | V |
| G | G | G | G | G |
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë