E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Të rinjtë e sotëm dhe studimi – Ese në Letërsi

Ese argumentuese

“Të rinjtë e sotëm dhe studimi”

Shpesh dëgjohet të thuhet se të rinjtë e sotëm, të mësuar me një jetë të lehtë e të rehatshme, janë pak të nxitur ndaj studimit dhe në përgjithësi ndaj punës. A është e bazuar, sipas teje, kjo akuzë?

Thuhet se, pjesa më e bukur e mbjelljes së një bime është tek sheh filizin e sapocelur të rritet, të marrë formë, të bëhet pjesë e jetës. Në këtë fazë jemi dhe ne momentalisht, në këtë fazë kaq të bukur e problematike të jetës të quajtur “adoleshencë”, në këtë fazë ku fillojnë dhe hidhen bazat e ndërtimit të personalitetit. Në këtë proces të gjatë zhvillimi, një rol të rëndësishëm luan ambjenti ku jetojmë, librat qe (s’)lexojmë, filmat që shohim, njerëzit me të cilët shoqërohemi: pra me pak fjalë stili dhe mënyra e jetesës. Shpesh, kjo menyrë jona e të jetuarit, me apo pa të drejtë konsiderohet si e lehtë, e rehatshme, shumë larg problemeve të jetës së vërtetë, dhe si e tillë, ajo ka sjellë për njerëzimin një brez të ri të cilit i mungon nxitja ndaj studimit dhe në përgjithesi ndaj punës.

Për mendimin tim, ky stereotip i krijuar i të rinjve të shekullit XXI është paragjykues dhe deri diku i pavërtetë. Të rinjtë do ta kundërshtonin me forcë heqjen dore nga kjo menyrë jetese, të rriturit do të ishin më se dakord me të. Por c’vlerësim merr e gjithë kjo dukuri në sytë aspak objektive të një prej tyre? Text BoxShape Para së gjithash, dua të vë theksin mbi frazën “jetë e lehtë dhe e rehatshme”. Sa e tillë është vërtet ajo?

Po, nga ana materiale, kemi absolutisht gjithcka që na nevojitet, deri edhe vogëlsirat me absurde. Jetojmë deri diku në menyre luksoze, duke patur mundësinë të marrim pothuajse cdo gjë që na duhet. Kemi kompjutera personalë, tablet apo celularë të fjalës së fundit të shkencës dhe lista vazhdon. Problemi qëndron se rehatia jone kufizohet këtu. Mendërisht dhe shpirtërisht kemi një boshllëk të madh që mbushet vecse me stres, ankth, pasiguri… Jemi pjesë e një gjenerate egoiste, cinike dhe sipërfaqësore, ku cdo ditë gjykojmë e gjykohemi mbi pamjen e jashtme, punojmë mbi gjëra që sdo të na duhen kurrë, e mbi të gjitha, marrim nota e jo njohuri. Të gjitha këto përkthehen në një gjendje shpirtërore aq të cuditshme, sa të jep gjithcka përvecse rehatisë.

Së dyti, është e pamohueshme që rinisë së sotme i mungon studimi dhe puna. Kjo është në sytë e mi pasojë direkte e mungesës së disa faktorëve të tjerë. Na mungon mbështetja. Na mungon motivimi. Na mungon arsyeja për të bërë dicka. Na mungon besimi. Kemi nevojë për dikë që të besojë e të na ndihmojë të zhvillojmë talentet tona, që janë sa të pafundme, aq edhe të kufizuara në mundësitë që u ofrohen për zhvillim. Por, në vend të kësaj, ne kemi njerëz përreth që presin vecse më të mirën, absoluten në gjithcka, duke e mbytur shpirtin e lirë e krijues brenda katërmbëdhjetë lëndëve shkollore që të furnizojnë me njohuri teorike, të cilat harrohen aq shpejt sa dhe mësohen. Shkencërisht, të pasurit e shumë gjërave për të mësuar përshpejton zhvillimin e trurit, por në të vërtetë, kjo sjell tek ne një dembelizëm edhe më të madh, një indiferencë totale ndaj punës.

C’është më e rëndësishmja, sistemi arsimor dhe tregu i punës në vendin tonë është si të jetë formuar direkt pas një apokalipsi. Një rrëmujë e madhe që nuk të con askund. Në mes të këtij lëmshi, ka shumë pak mundësi zgjedhjeje që vërtet mund të të cojnë ty drejt një të ardhmeje deri diku të sigurt, të pakten në cilësinë e punësimit. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e lëndëve të ofruara për studim në arsimin e lartë, jane ose të mbipopulluara, ose krejt të pavlefshme. Kjo i con të gjithë të rinjtë të ndrydhin vetveten e të studiojnë për dicka që nuk u pëlqen, por për hir të një diplome apo pak rendesi ka se cfarë, të bëjnë atë që u thuhet në mënyrë indirekte nga sistemi. Por, sa e lehtë është të gjesh një forcë brenda vetes e të mësosh detyrimisht dicka qe nuk të tërheq?

Pra, mungesa e studimit dhe punës nga rinia e sotme nuk është rezultat vetem i një jete perfekte materialiste. Ajo vjen si rrjedhim i shumë faktorëve të tjerë politikë e socialë, të trashëguar si defekte të së kaluarës e që ende nuk jemi në gjendje t’i rregullojmë. Në fakt, do ishte hipokrizi të thuhej se të gjithë të rinjtë e sotëm kanë vullnetin e hekurt të studiojnë e të punojnë rregullisht, sepse nuk është e vërtetë. Por do të ishte po kaq e padrejtë të gjykoje një brez të tërë pa marrë parasysh të gjitha rrethanat nga të cilat ndikohen. Pra, para se të drejtohet gishti nga paaftesia e të tjerëve, duhen parë mundesitë reale që atyre u ofrohen. Dhe këto mundësi shkojnë përtej materializmit.

Punoi: ©Gledis Kodra 

Vlerësimi

User Rating: 4.7 ( 3 votes)

Shihni dhe

Njeriu dhe kërkesat e tij për identitet

Njeriu dhe kërkesat e tij për identitet – Ese në Letërsi

Ese argumentuese “Njeriu dhe kërkesat e tij për identitet” “Jeta nuk eshte per te gjetur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)