Cikloalkanet
Formula e përgjithshme e cikloalkaneve është CnH2n. Janë hidrokarbure të ngopura ciklike që përmbajnë karbone të hibridizimit sp3. Vetitë fiziko-kimiko të cikloalkaneve janë të ngjashme me ato të alkaneve.
Emërtimi:
Cikloalkanet e thjeshtë emërtohen si alkanet e thjeshtë me të njëjtin numër karbonesh duke i shtuar parashtesën –ciklo.

Cikloalkanet e degëzuar ndjekin këto rregulla:
1. Numërtojmë ciklin në kahun orar, në mënyrë të tillë që pozicionet ku janë të lidhura degëzimet të jenë numra sa më të vegjël.
2. Emërtojmë degëzimet me emrat e radikaleve me të njëjtin numër karbonesh, shoqëruar me numrin e karbonit ku është lidhur degëzimi në cikël.
3. Emërtojmë ciklin me emrin e cikloalkanit te thjeshtë me të njëjtin numër karbonesh.

Nëse kemi të bëjmë me cikloalkan, kur numri i karboneve në degëzim është më i madh se numri i karboneve në cikël, atëherë ëmërtimi bëhet si alkan.

Mënyra kryesore e gatitjes së një cikloalkani është duke u nisur nga rrjedhësit e dihalogjenuar të alkaneve duke i trajtuar me metale si tek sinteza e Wurtz. Në këtë reaksion halogjenët nuk duhet të jenë asnjëherë në të njëjtin karbon ose në karbone fqinjë.

USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 1: Ndërtoni strukturat e përbërjeve të mëposhtme.
a) diklor-1,2-ciklopropan b) metil-1-propil-2-ciklopentan c) klor-1-izopropil-2-ciklohekzan d) brom-3-klor-1-ciklopentan e) brom-3-klor-1-metil-2-ciklobutan f) dimetil-1,3-ciklobutan g) ciklopentan h) metil-1-propil-2-ciklopentan i) metil-1-izopropil-3-ciklopentan j) dietil-2,3-metil-1-ciklopentan










Ushtrimi 2: Shkruaj barazimin e plotë kimik të reaksionit.

12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë