Gabriel Garsia Markez është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës tonë, i përkthyer në dhjetra gjuhë, i studiuar dhe vlerësuar nga mendimi kritik botëror, në vitin 1982 ka fituar cmimin Nobel. Tek vepra e Markez janë shkrirë ne mënyrë të përsosur bota mitologjike, besnytnitë në realitetin e Amerikës Latine, duke e bërë atë përfaqësuesin më të madh të realizmit magjik. Vetmia dhe pasioni njerëzor janë dy shtyllat kryesore mbi të cilat ngrihet vepra e tij. Lindi në Kolumbi buzë Karaibeve, ku janë 3 rraca, 3 kultura dhe zakone: indiane, europiane dhe afrikane. Markezi ka vënë në dukje si ishte bota mitologjike dhe plot fantazi e indianeve vendas që u shkri me fantazinë afrikane dhe me besnytnitë e spanjollëve të cilët besonin në farat e mbinatyrshme, ajo dhe cka e bëri Markezin përfaqësues të madh të realizmit magjik si Asturiasi, Rulfo, etj. Markesi thotë: “Besoja në magjinë e jetës reale”, pra në gërshetimin e reales me mitin.
Veprat e Gabriel Markez:
Romani “Kolonelit ska kush ti shkruajë” kushtuar gjyshit të tij, “100 vjet vetmi”, “Vjeshta e Patriarkut”, “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar”, “Dashurinë në kohën e kolerës”. Në këto vepra autori lëvron një tematikë të larmishme si: Tema e vetmisë, tema e luftës kundër diktaturës dhe diktatorëve, shkaktarët e diktaturave që janë diktatorët dhe populli që i pjell ata. Tema e parandalimit të së keqes shoqërore, tema e së keqes individuale, forca e popullit për fatin e vet dhe për ta shpëtuar vendin e vet nga shkatërrimi dhe katastrofa.
Tema kryesore: Tema e vetmisë, tema e fatit të njeriut të parapërcaktuar nga mungesa e dashurisë.
Analizë e romanit “100 vjet vetmi”:
Në romanin “100 Vjet Vetmi” autori trajton temën e madhe të vetmisë. Ai na sjell historinë e tre brezave të familjes Buendia, njërës prej themelueseve të fshatit Makando. Në roman bashkëjeton realja me fantastiken, gëzimi me tragjiken dhe e gjithë vepra përshkohet nga malli dhe shpresa e vazhdueshme. “Në secilin personazh të këtij romani ka pjesëza nga vetja ime” ka thënë Markes.
– I pari i derës Buendia, Hoze Arkadio që me një pakicë fshataresh themeluan fshatin Makondo në buzën e një lumi të bukur. I etur për prona ai shtie në dore toka që nuk janë të askujt, rronte me shpresën dhe ëndërronte të bënte shpikje të medha por nuk bëri asgjë në dobi të njerëzve. Sic jetoi kot së koti, vdiq i cmendur.
– Djali i madh aventurier me një jetë të shthurur kthehet në Makondo i shpërfytyruar, kredhur në një vetmi të errët.
– Djali i dytë Aurelio pavarësisht nga disa sjellje jo korrekte në moshën e adoleshencës, shfaq disa shenja mencurie dhe vityti njerëzor. Vihet në ball të luftës revulocionare, të liberaleve kundër konservatorëve, bëhet prijës i madh i masave popullore, nënshkruan paqe me kundërshtarë, tërhiqet nga lufta dhe rron në argjendari i vetëm. Nuk i shpëton dot zvetënimit moral, hyn në marrëdhënie seksuale me gruan e të vellait dhe lind një femijë të paligjshëm.
– Amaranta, vajza e Hoze Arkadios është shembulli i një vetmie vrasëse. Vajzë e ftohtë, cinike, e vetmuar, e mbyllur në vetëvete, flak si pa të keq dashurinë e sinqertë të italianit Pietro Krespi i cili kur ajo e refuzoi vrau veten. Amaranta pas kësaj, ngujohet për gjithë jetën brenda mureve të shtëpisë, vetmia e ka zvetënuar atë dhe e ka bërë që ajo të ketë një jetë perverëse. Ajo shkon me nipin e vet dhe kjo gjë e bënë të vuajë. Një nga skenat më mahnitëse është biseda e saj me vdekjen, se ajo do ta merrte kur Amarata do të pergatiste rrobat e vdekjes dhe arkivolin e vet.
– Në brezin e tretë dallon Hoze Arkadio nipi. Xhahil dhe gjakatar i përbindshëm, pushkaton njerëz, etj. E vetmja që i kundervihet është Ursula, gjyshja e vet.
– Fisnikëri dhe virtyt shfaqin Urusla dhe Pietro Krespi, asnjë personazh tjetër nuk i shpëton zvetënimit moral.
Në qendër të romanit trajtohet tema e vetmisë. Eshtë vetmia ajo që si lë heronjtë e Markezit të tregojnë ndjenjat e tyre të miqësisë, të dashurisë së vërtetë dhe të humnazimit. Eshtë vetmia që i percudnon dhe i hedh heronjtë e romanit në krahët e imoralitetit dhe perversitetit. Tjetër temë eshte pasioni. Pasioni për pushtet, pasioni për të vënë në vend nderin e cënuar, pasioni cmendurak për të bërë një jetë prej vetmitari. Këto pasioni linin utopi.
Tema e vetmisë përfshin të gjithë romainin dhe personazhet. Aurelio kur bëhët i dhunshëm humbet në vetmi. Ursula më e përkushtuara e fisit vdes në vetmi. Amaranta e priti vdekjen në vetmi. Cigani profet Malkiadesi u kthye nga ajo botë se nuk e duronte vetminë. Vetmia dhe dashuria te Markesi e përjashtojnë njëra-tjetrën. Pasionet e heronjëve të Markesit nuk shfaqën dashurinë e madhe por forcën shkatërruese të vetmisë.
Vecori të stilit të Markesit:
Markesi është përfaqësues i realizmit magjik. Ka një stil lakonik, figuracion me pak fjalë. Ajo që shkruan ka një kumbim artistik, gati gati ai bën shkrirje të prozës me poezinë. Në veprëne tij Markezi shfrytëzon idenë e vazhdimit të jetës. Idenë e prandalimit të së keqes, idenë se njerëzimi duhet të shpresojë për një të ardhme më të mirë, idenë që dhuna sjell tragjedi. Ai shfrytëzon mitilogjinë për të marrë prej saj filozofinë e të gjithë popujve në të gjitha kohërat. (Në roman flitet shumë për një qytet prej xhami, me ketë autori kërkon të sjellë idenë se njeriu duhet të luftojë për një jetë më të mirë).
Dy jane burimet e tragjedisë së familjes Buendia:
1) Dhuna
2) Mungesa e dashurisë (përjashtuar dashurinë e Ursulës për të shoqin dhe dashurinë e Pieri Krespit për Amarantën)
Kjo vepër per 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
- Viti 2015 – Gjimnazi, gjimnazi gjuhësor, seksionet dygjuhëshe, pedagogjike.
- Viti 2012 – Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re)
Per te zhvilluar testin e fundit online dhe per te marre rezultatet automatikisht ne kohe reale:
Zhvillo Online testin e vitit 2015
Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.
Pjese nga libri
VETEVRASJA E PIETRO KRESPIT
Eshtë një nga fragmentet më prekes të romanit, ku paraqitet dashuria e madhe, e parealizuar e italianit Pietro Krespi, i cili nga gjendja e pashpresë përfundon në vetëvrasje.
Amaranta dhe Pietro Krespi e patën trashur ndërkohë miqėsine e tyre, dhe kjo kishte ndodhur nën mburojën e mirëbesimit të Ursules, qe nuk e kishte parë të nevojshme t’i mbikqyrte vizitat e Krespit. Ishte një periudhë fejese disi e mugët, sepse italiani vinte gjithmonë kur binte mugëtira dhe gjithmonë kishte një gardenie në thilene e xhaketës. Në verandën e tejngopur me aromë manxurane dhe trëndafilash, ai i përkthentë sonetet e Petrarkës, teksa ajo thurte dantella, derisa mushkonjat i detyronin të kërkonin strehim në dhomën e ndenjies. Ndjeshmëria e Amarantës, sharmi i saj i përmbajtur e, megjithatë, magjepsës, kishin endur përreth të fejuarve një si pelhurë të padukshme merimange, të cilën ai me shumë mundim detyrohej ta haperdante, ndaj dhe nuk dilte dot nga shtëpia e saj më pare se ora tetë e mbrëmjes.
Me kartolinat që i vinin Pietro Krespit nga Italia, benë një album shumë te bukur: ishin pamje çiftesh të dashuruar ndër parqe të vetmuar, të stolisura me vizatime zemrash të shpuara me shigjeta e me fjongo të arta qe i mbanin pëllumat në sqep. Pasi kishte kaluar një oqean të tërë, pasi e kishte ngatërruar atë me përqafimet epshore të Rebekës, më së fundi, Pietro Krespit iu dhurua dashurisë së vërtetë. Lumturia i solli me vete edhe mirëqenien. Dyqani i tij u zgjerua mjatf, tani ai zinte katet përdhese te disa shtëpive; ngjante me nje luginë të virgjer bjeshke, e zbukuruar me sende nga me fantastiket… Falë vëllezërve Krespi, “Rruga e Turqve” erdhi e u shndërrua në një qoshk ku ekspozoheshin plot e plot çikërrima farfuritese dhe ku njerëzit mund ta harronin dhunën e ushtruar nga Arkadioja dhe ankthin që u krijonte jehona e asaj lufte të largët të ndezur…
Askush nuk kishte as pikën e dyshimit se Amaranta do të bëhej një bashkëshorte e lumtur. Pa ua lëshuar fort frerin ndjenjave, por duke iu dorëzuar krejtësisht rrjedhës së natyrshme të asaj që ua donte zemra, të dy mbërritën në atë pikë, ku u mbetej vetëm të caktonin ditën e martesës. Nuk kishin pse u trembeshin më pengesave. Ursula, që në thellësi të shpirtit e fajesonte veten që ia pati ndryshuar fatin Rebekës duke ia shtyrë vazhdimisht martesën, nuk po donte t’ia shtonte më vetes brejtjen e ndërgjegjes.
Të gjitha shenjat tregonin se Amaranta po ecte drejt një lumturie pa shqetësime e pa tallaze. Vetëm se ajo, krejt ndryshe nga Rebeka, nuk po rrëfente kurrfarë padurimi. Po me atë durim, me të cilin i qendiste me ngyra të larmishme sofrabezet, i punonte me grep dantellat dhe sajonte me punim kryqi pallonj dhe lloj-lloj shpendësh, priste dhe çastin kur Pietro Krespi te mos mundte më ta perballonte dufin e zemrës. Dhe ky çast erdhi së bashku me shirat e tetorit. Pietro Krespi ia hoqi gjergjefin nga prehëri dhe ia mori dorën mes duarve të tij.
-Tani nuk po më pritet dot më! -i tha. -Muajin tjetër do të martohemi!
Amaranta nuk është se u drodh nga kjo prekje e duarve të tij të ftohta. E tërhoqi dorën nga të tijat si ndonjë kafshëzë që merr arratinë dhe iu kthye sërishmi punëdorës.
Lëri marrezitë, Krespi, – i tha dhe fytyra iu shtrembërua nga një buzagas i kithët. – Unë as e vdekur nuk do të martohesha me ty.
Pietro Krespi e humbi toruan. Nisi të qante me ngashërim dhe sa s’i theu gishtat e duarve nga dëshpërimi.
-Mos e humb kot kohën. Në qoftë se vërtet më do, bën mire të mos shkelësh më kurrë në këtë shtëpi!
Kjo ishte e githa ç’i tha Amaranta, për të mos iu kthyer më këtij muhabeti. Ursulës iu duk se do të çmendej nga turpi. Pietro Krespi i përdori të giitha mënyrat e lutjeve dhe të përgjërimeve.
Dhe e poshtëroi veten aq keq, sa s’kishte më ku të vinte. Një pasdite derdhi lot të nxehtë në prehërin e Ursulës, që s’po dinte si ta ngushëllonte. Në netët me shi njerëzia e shihnin Krespin me një çadër mëndafshi në dorë, që i binte vërdallë shtëpisë së Buendiave, shkonte me shpresën mos pikaste ndonjë rrezëllim drite në dhomën e gjumit të Amarantës. Kurrë më parë nuk e kishin parë të veshur me aq sqime se gjatë këtyre kohëve të fundit. Pamja e njeriut fisnik, por tejet të brengosur, si e ndonjë perandori, u hijeshua edhe më nga deliri i madhështisë. Me lutjet e pambarimta po i bezdiste dhe shoqet e Amarantës, qe mblidheshin të qendisnin në verandën e saj, u pergjërohej që tia ndërronin mendjen.
E la pas dore punën, e ngryste ditën në zyrën e vogël në anën e pasme të dyqanit, duke shkruar letra dashurie, që ia dërgonte Amarantës, pasi kishte futur në zarf o petla lulesh, o flutura të thara, por kjo ia kthente ato letra pa i hapur. Më pas Pietro Krespi zuri të mbyllej me orë të tëra dhe t’i binte kitares. Një natë prej netësh ia mori dhe këngës. E gjithë Makondoja u zgjua dhe dëgjonte e magjepsur: dëgjonin zërin e prushtë të mashkullit, që kurrë ndonjëherë s’e kishin dëgjuar. Pietro Krespi pa drita të ndezura në të gjitha shtëpitë e qytezës, por nuk pa teëndizej dritë në dritaret e Amarantës.
Më dy nentor, të Dielën e të Vdekurve, vëllai i Pietros, kur hapi dyqanin, i gjeti të gjithë shandanët të ndezur, të gjitha kutitë muzikore të kurdisura, të gjithë sahatët të ndalur në orën një pasmesnate dhe në mesin e atij ndriçimi vetëtitës, kumbimi tingujsh të ngatërruar e pa Pietro Krespin te tryeza e punës me damarë të prerë dhe me të dyja duart të kredhura në një legen të mbushur me alkool.
Ursula urdhëroi t’i bëhej përshpirtja në shtëpine e saj. Pater Nikanori kundërshtoi të mbante meshë në kishë dhe ta varroste në vend të shenjtëruar. Ursula i tregoi dhembët:
Në atë menyren e vet, që nuk mundemi ta kuptojmë as unë e as ti, ai njeri ishte shenjtor, – i shfreu – Do ta varros edhe kundër vullnetit tuaj, do ta varros pranë varrit të Melhiadesit!
Dhe ashtu bëri. Pati përkrahjen e të gjithë fshatit. Varrimi qe madhështor. Amaranta nuk doli nga dhoma e saj e gjumit. Në shtrat siç ishte e dëgjoi vajin e Ursulës, hapat dhe pëshpërimat e njerëzve që e vërshuan shtëpinë, dëgjoi
dhe vajin e vajtojcave. Pastaj nuk dëgjoi më asgjë, ngaqë pllakosi një heshtje e thellë dhe u ndie kundërmimi i luleve të shkelura. Edhe për mjaft kohë, sapo binte mugëtira, Amarantës i bëhej sikur e ndiente livandon e Pietro Krespit, por gjente në vete forcë sa të mos përhumbej në ate kujtim të mënxyrshem. Ursula asaj i hoqi vizë.
As qe i ngriti sytë dhe nuk shprehu kurrfarë keqardhjeje atë ditë, kur Amaranta hyri në kuzhinë, u ul te zjarri, e vuri dorën në prushin e vatrës, mbajti për aq kohë sa nuk ndjeu me kurrfarë dhembjeje, por ndjeu vetëm erën e mishit të përzhitur. E zgjodhi këtë kurë të tmerrshme, për t’u shëruar nga brejtjet e padurueshme të ndërgjegjes. Disa ditë e panë të endej nëpër shtëpi me dorën të futur në një enë me të bardhë veze, kurse si iu sherua plaga e djegies, u duk sikur ajo e bardhë veze i kishte mbyllur dhe çibanët e zemrës. E vetmja gjurmë e jashtme, që i la pas tragjedia, ishte fasha prej garze të zezë, me të cilën e mbështillte dorën e djegur dhe që do ta mbante deri në vdekje.