Në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore 2020, të gjithë maturantët/kandidatët që do të japin provimet e MSH 2020, kanë të drejtë të kërkojnë kopjen e fletëpërgjigjes, pas përfundimit të të gjitha provimeve.
Çdo maturant/kandidat që kërkon kopjen fletëpërgjigjes përkatëse, duhet të kryejë aplikimin online në portalin e-albania (portali kliko ketu), duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje të fletëpërgjigjes të Maturës”, duke filluar nga data 22 qershor 2020 deri më 26 qershor 2020, për provimin e lëndës gjuhë e huaj dhe gjuhë shqipe dhe letërsi.
Pas trajtimit të kërkesës, QSHA do të nisë kopjen e fletëpërgjigjes për secilin maturant/kandidat që e ka kërkuar atë, në “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë përkatëse të çdo maturanti/kandidati, në e-albania.
Ky shërbim ofrohet nga QSHA pa pagesë.