fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Populli – Këngë të epikës legjendare Shqiptare, Analize e plotë!

Eposi i Kreshnikëve

Epos legjendar i perbërë nga kenge të ndryshme epike, ku kengët kryesisht shoqërohen me lahutë.Në qëndër qëndrojnë dy vëllezürit: Muji dhe Halili. Ngjarjet zhvillohen ne periudhen para dhe pas-osmane. Territoret e përmendura perfshijne krahinat verilindore, si Malësinë e Madhe, Dukagjinin, Nikaj-Merturin, Malesinë e Gjakovës, etj

 

Motivet: Rezistenca për ruajtjen e trojeve, bjeshkëve, kullotave, shtepive, nderit e dinjitet të botës së kreshnikeve, te fisit, tlë familjes dhe individit

Motive te tjera: Matriarkati (vend i veçantë i nënës, në një kohë kur babai mungon),mardhëniet familiare,forca mbinjerëzore (Fuqia e Mujit).

 

Fabula 

Muji ishte nje bari i thjeshtë, i cili vihej në lojë nga gjithë fshati. Nje dite, edhe pse shumë i shqetësuar sepse i kishin humbur delet qe kishte nxjerre per te kullotur në mal, si njeri i mire dhe i dhembshur qe ishte, lë mënjanë natyrën njerëzore egoiste dhe kujdeset për disa femije ne mal, te cilet po qanin deri sa erdhën Zanat. Kur ato pane miresine e tij, duke e ushqyer me qumështin e tyre, i dhuruan atij fizik dhe forcë të jashtëzakonshme. Kjo force, si dhe vlerat e tij si njeri, e bëna ate kryetar. Ai luftonte për mbrojtjen e trojeve dhe nderit te familjes. Shqetesimi per ruajtjen e nderit te familjes e fisit, e vendos Mujin perballe Halilit, i cili shtynte martesën e tij, pasi te gjitha vajzat e krahinës i konsideronte si motra, dhe për me tepër, sikurse deklaron haptazi para vëllait te tij dhe 30 Agëve te Jutbines, ishte i dashuruar marrëzisht pas Tanushes, vajzës së armikut të tyre të betuar, Krajlit dhe deklaron se do të shkonte ta merrte ate. Edhe pse kanuni dhe zakonet nuk e lejonin, Muji i jep armët dhe kalin e tij Halilit (nxitur edhe nga nëna e tij), qe ai te shkonte dhe te merrte Tanushën. Ndersa Halili shkon per te marr të dashurën e zemrës, Krajlica sheh në endërr një ujk te zi të veshur si dash galan, qe fshihej mes 300 delesh, pra nje ëndërr kasandrike (motivi i endrres parathënëse), ku Halili (ujku i zi) maskohej si nje femer (si dash galan) për t’u pershtatur me 300 shoqerueset e Tanushës (mes 300 delesh). Kete enderr Krajlica ia tregon Krajlit, duke tradhëtuar keshtu te bijën. Nuk mjafton, por ajo mashtron të bijen, duke e shtyrë t’i hapte deren Halilit, të cilin e burgosin; Tanushen e debojnë teksa pranon dashurinë per Halilin. Muji, perfaqësuesi i vlerës në vepër, shkon në ndihmë të vëllait dhe fitojnë luftën.

Kështu lihet te kuptohet se Krajlia ra si pasoje e mpleksjes se dy momenteve: luftës së Mujit, si kryetrim, se bashku me çetën e tij, luftë kjo në emer te dashurise (dashuria e Halilit per Tanushën; dashuria e Mujit per Halilin), dhe tradhëtise se Krajlices ndaj se bijis, motive këto, te cilat, mes tyre, përbëjnë kontrast te fortë ndjenjash.

Në eposin e kreshnikeve nuk kemi lëvizje lineare të kohës historike. Këtu zotëron përfytyrimi i nje kohe konvencionale, qe nuk i nënshtrohet datimit, që nuk e përfill kronologjinë, që rjedh ndryshe nga rrjedha reale dhe historike e saj. Ne epos koha mund të ndalet, të kthehet prapa, të ngadalësohet a të pershpejtohet (jo ralle, p.sh. dielli e ndal vrapin e tij, nata zgjatet, pranvera vjen me shpejt). Kjo bën qe edhe ngjarjet te mos vijnë gjithmonë njëra pas tjetrës, sipas një rendi real kohor, por te mund te nderrojnë vendet ose te ecin paralelisht. Nga ana tjetër, koha eshté thuajse gijithmone e shkuar e largët, gjë që duket edhe te shprehjet: “Nje here e nje kohë, “Kështu m’kanë thanë se a ba moti” etj

Epizmi dallohet ne përleshjet dhe dyluftimet homerike, në madhështinë e heronjve dhe të botës qe i rrethon, në permasat e larta dhe tradhtite tronditëse, nëndjenjat dhe mendimet e thella ne gjatesinë e poemave (mesatarisht dalin me 200, por edhe me 500 edhe me 1000 vargje), në gjatësinë e vargjeve (pëlqehet me shume dhjetërokčshi, me mundësi te gjëra shprehëse), temelodia që shoqëron poezinë është e qetë, recitative, disi monotone, por e thellë.

 

Në epos janë të pranishme me shumicë, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e një reference lirike: dashuria midis vellezerve e shokeve, dhimbja e humbjes së një personi të dashur, gëzimi i takimeve miqësore, ngjyrat plot shkelqim të një peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i një vashe. Një shembull për shprehës lirizmi është vajtimi i thekshem İ Ajkunes, megjithata ai ruan përmasa epike.

Jeta e kreshnikëve.

Jeta dhe veprimtaria e kreshnikeve zhvillohen rreth Jutbines, qytet i vogël ne Kroaci. Shoqërisht kreshniket dhe ajo shtrese e popullit qe ata përfaqësojnë janë të organizuar në bashkësi te lira fshatare: nuk i paguajne detyrime askujt, udhehiqen nga prijes te zgjedhur midis më trimave e më të virtytshmëve sipas moralit të tyre, nuk njohin asnjë zot veç prijësit, vendimet e rëndësishme i marrin bashkerisht në kuvendet e mbledhjet e gjera.

Ekonomia e tyre ishte kryesisht blegtorale. Ne shumë poema përmenden grigjet me dhen e dhi  ose gjedhe, përmenden kullota e tëbanat e tyre (stanet verore). Ne poema të tjera tregohet se edhe vet kreshniket shpesh merreshin me gjueti (nje skenë madhore gjuetie kolektive e kemi te “Martesa e Mujit”). Ne poema te tjera akoma ka mjaft të dhëna që dëshmojnë se bashkësitë e lira fshatare, ku bënin pjesë kreshniket, merreshin edhe me bujqësi.

 

Kjo vepër per 12 vitet e fundit ka rënë në tezën e Maturës Shtetërore këto vite:
Per te zhvilluar testet e fundit online dhe per te marre rezultatet automatikisht ne kohe reale:
Zhvillo Testin -“Martesa e Halilit” – 2012 Zhvillo Testin -“Gjergj Elez Alija”- 2009 Zhvillo Testin -“Gjergj Elez Alija”-2012 Zhvillo Testin -“Martesa e Halilit”- 2007

 

Për të parë Listën e Veprave të Maturës Shtetërore 2018 së bashku me Analizat, kliko këtu.
Për të parë Provimet e Letërsisë ndër vite, kliko këtu.

Vlerësimi i analizës

User Rating: 3.97 ( 9 votes)

Shihni dhe

20. Alkenet – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Alkenet Alkenet janë hidrokarbure të pangopura me formulë të përgjithshme CnH2n. Janë izomerë strukturorë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)