E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

Familja

N

ËSE KËRKONI NJË AUTOR TË CAKTUAR, THJESHT MBANI SHTYPUR NË TASTIERËN TUAJ BUTONIN CTRL dhe F  NJËKOHËSISHT OSE NËSE JENI ME CELULAR KLIKONI NE BROWSERIN TUAJ FIND IN PAGE . MË PAS SHKRUANI EMRIN E AUTORIT.

#1. Aroma më e mirë është ajo e bukës, shija më e mirë është
ajo e kripës, dashuria më e mirë është ajo e fëmijëve. – G. Grin

#2. Arsyeja e gruas qëndron në bukurinë e saj, bukuria e burrit
në arsyen e tij. – Thënie arabe

#3. Askush nuk do të ankohet po të zgjohet herët e po të
martohet i ri. – Thënie siriane

#4. Burri dhe gruaja janë si dy nota, pa të cilat telat e shpirtit
njerëzor nuk e japin akordin e rregullt dhe të plotë. – Maxini

#5. Burri është i moshuar aq sa e ndjen veten të moshuar
kurse gruaja aq sa duket. – Kolins

#6. Burri është xheloz kur dashuron, kurse gruaja kur nuk
dashuron. – E. Kanti

#7. Burri i ngjet prillit kur i vjen rrotull një femre dhe i ngjet
dhjetorit kur është i martuar – U. Shekspir

#8. Burri krijon Iigjet, kurse gruaja zakonet. – Thënie anonime

#9. Dashuria bashkëshortore e shton gjininë njerëzore, dashuria
miqësore e përsos atë. – F Bekon

#10. Dashuria e nënës është e plotfuqishme, jetësore, e vetme
dhe në të njëjtën kohë e pa interes. Ajo nuk varet nga asgjë. – T Drajzer

#11. Dashuria e nënës nuk plaket. – Thënie gjermane

#12. Djali mosmirënjohës është më i keq se i huaji: ai është kriminel, pasi djali nuk ka të drejtë të rrijë indiferent ndaj nënës. – G. Mopasan

#13. Do të kishte shumë njerëz të lumtur në botë po të
vazhdonte dashuria edhe pas martesës si para saj. – S. Frashëri

#14. Duajeni dhe respektojeni gruan, kërkoni te ajo jo vetëm ngushëllimin, por edhe forcë, frymëzim, rritjen e aftësive tuaja morale dhe mendore. -Xh. Maxini

#15. Duam ato gra, të cilat i bëjmë të lumtura. – M. Ashar

#16. Dy të parët deputetë të popullit janë nëna dhe mësuesi. – V Hygo

#17. Dy vëllezër që nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, janë dy duar që mërzitin njëra-tjetrën, në vend që ta ndihmojnë. – Ksenofanti

#18. Etapa e fundit e zhvillimit mendor të një burri e të një gruaje
nuk mund të arrihet ndryshe, përveç se duke kryer drejtpërdrejt detyrën prindërore. – H. Spenser

#19. Është i mençur ai që nuk bën prova me gruan dhe me gotën – L. de Vega

#20. Femra nuk sheh kurrë atë që bëjnë për të, ajo sheh vetëm
atë që nuk bëjnë për të. – Zh. Kurtlën

#21. Femra ndryshon dhe nuk ndryshon. Ajo është e paqëndrueshme dhe besnike. Ajo e ndërron lëkurën paprerë në gjysmëerrësirën e hijeshisë. Ajo që ti e do sot në mëngjes nuk është më femra e mbrëmshme. Ai që do ta dëgjonte e do ta vështronte një femër në të gjitha shndërrimet e saj nuk do të mërzitej kurrë, mund t’i pëlqente ose mund të fyhej, por kurrë nuk do të mërzitej. Prandaj mund ta them me zjarr fjalinë që i përmbledh të gjitha: “Mos ki frikë se do të mërzitesh, sepse ajo do të ndryshojë pa pushim. Mos ki frikë t’i besosh, sepse ajo nuk do të ndryshojë” – Zh. Mishle

#22. Fëmijët janë vazhdimisht të dehur, të dehur nga jeta. – P J. Toulet

#23. Fëmijët tuaj… janë për një kohë më tej nga koha juaj. – N. Frashëri

#24. Gratë dinë t’u japin fjalëve një domethënie të veçantë, ato futin në to një drithmë të pashprehur, e cila u zgjeron kuptimin dhe u jep thellësinë. – O. de Balzak

#25. Gratë janë përtej masës ose më të mira, ose më të liga se
burrat. – Zh. La Bryjer

#26. Gratë kanë një mendje pjellore të pabesueshme: mbi rrënojat e planeve që shemben ato ngrenë menjëherë plane të reja. – G. Grin

#27. Gratë kanë një nevojë të madhe për t’u krenuar, ato duan të krenohen me vetveten, me burrin e tyre, me gjërat që i rrethojnë. Rrallë janë krenare për gjërat që nuk duken. – G. Grin

#28. Gratë na bëjnë poetë dhe fëmijët filozofë. E gjithë jeta jonë
sillet rreth asaj se çfarë duam e asaj se ç’duhet të bëjmë. – K. Çapek

#29. Gratë nuk i shkelin aq shpesh sa burrat rregullat e mirësjelljes, por kur u ndodh që i shkelin, shkojnë shumë më larg në këtë drejtim. – K. Kolton

#30. Gratë nuk ta falin dështimin. – A. Çehov

#31. Gruaja do të ishte e dëshpëruar në rast se natyra do ta
kishte krijuar ashtu siç e bën moda. – P Buast

#32. Gruaja e bukur u pëlqen syve, gruaja e mirë i pëlqen zemrës, njëra është një send i bukur, tjetra një thesar. – Napoleoni

#33. Gruaja e marrë pa dashuri është si rroba e marrë hua. – Thënie Suhaili

#34. Gruaja e zgjuar dhe gruaja xheloze janë dy gjëra të
ndryshme. – F Dostojevski

#35. Gruaja është më e mirë se sa thuhet: ajo tallet me lotët e
burrave vetëm kur ka qenë vetë shkaktare e tyre. – Zh. Kurtlen

#36. Gruaja është një sfinks pa sekrete. – O. Uajld

#37. Gruaja është si një qytet: për ta pushtuar është shumë e
lehtë, për ta ruajtur është shumë vështirë. – Zh. Berto

#38. Gruaja nuk do që ta pranojë kurrë moshën e saj. – Thënie anonime

#39. Gruaja mbetet gjithnjë fëmijë i madh. – Zh. Zh. Ruso

#40. Gruaja pa fëmijë humbet bukurinë e saj më të mirë. – Thënie kineze

#41. Gruaja sundon me lutje, burri me urdhra, ajo nëse do, ai
nëse mundet. – Rosti

#42. Gruaja sheh thellë, burri sheh larg. – Grabe

#43. Gruaja te burri i mençur kërkon të metat, ndërsa tek i marri
përparësitë. – Thënie gruziane

#44. Gruas nga natyra i pëlqejnë misteret dhe ka qejf të
rrethohet nga një rrjetë sekretesh. – K. Dojli

#45. Gjithë forca kombëtare vjen nga familja. Madhështia e
familjeve përbën madhështinë e vendit. – F Heriat.

#46. Ha kur ke uri, martohu në të ri. – Thënie ruse

#47. Jeta vetjake që nuk di asgjë se çfarë bëhet jashtë pragut të shtëpisë, sido që të jetë, sado që të rregullohet, ajo prapë është e varfër. – Hercen

#48. Jo më kot një i urtë ka thënë se gjysmën e bukurisë së vet
gratë ua detyrojnë rrobaqepësve. – L. de Vega

#49. Ka burra që ua kalojnë grave për gojëtari, por asnjë burrë
nuk e ka gojëtarinë e syve të grave. – K. Veber

#50. Ka një qënie, më e mira në botë, së cilës i jemi kurdoherë
borxhlinj, kjo është nëna. – N. A. Ostrovski

#51. Ka një tipar të veçantë në karakterin e gruas. Nëse, për shembull, gruaja është fajtore për diçka, ajo mund të pranojë më lehtë pastaj, më vonë, që ta shlyejë fajin me një mijë përkëdheli, se sa ta pranojë në çastin e tanishëm, në kohën kur është kapur në vend për fajin, dhe të kërkojë aty për aty të falur. – F Dostojevski

#52. Kujt i ka rastisur një dhëndër i mirë, ai ka fituar një djalë, kujt i
ka rastisur i keq, ai ka humbur edhe vajzën. – Demokriti

#53. Kur gruaja e ka burrin të mirë, kjo i duket në fytyrë. – V Gëte

#54. Kur një burrë i moshuar martohet me një vajzë të re, ai e meriton… jo, nuk ka nevojë për gjë tjetër, ky faj e ka me vete dënimin. – R. Sheridan

#55. Kur një gruaje i kanë hipur rrebet, mjaftojnë katër të puthura
të vogla për ta qetësuar – K. Goldoni

#56. Kur pi burri, digjet gjysma e shtëpisë, kur pi gruaja shtëpisë
i vihet flaka. – Thënie finlandeze

#57. Kur rrojnë prindërit nderoji; kur vdesin kujtoji. – Thënie ruse

#58. Kush s’ka fëmijë, s’ka dritë në sytë e tij. – Thënie gjermane

#59. Kush mbjell grurë mendon për një vit, kush mbjell pemë mendon për dhjetë vjet, kush edukon fëmijë mendon për njëmijë e më shumë vjet. – Thënie kineze

#60. Kush ua heq të mirën fëmijëve, vuan për vete. – Thënie franceze

#61. Le t’i thurim lavdi gruas-Nënë, dashuria e së cilës nuk ka kufi, gjiri i së cilës ushqen tërë botën! Çdo gjë e bukur që gjendet te njeriu, është krijuar nga rrezet e diellit dhe qumështi i Nënës-ja pra, se ç’gjë na ushqen me dashurinë për jetën. – M. Gorki

#62. Martesë e nxituar, pendim i gjatë. – Thënie anonime

#63. Martesa më e mirë do të ishte midis një burri të shurdhër
dhe një gruaje të verbër. – Montenji

#64. Martesa është një ethe nga e kundërta: nis me të nxehtë e
mbaron me të ftohtë. – Hipokrati

#65. Martesa është shkolla më e mirë e rendit, e mirësisë, e
njerëzisë. – Mirabo

#66. Martesa pa dashuri ka vetëm një fund, dashuri pa martesë. – Thënie anonime

#67. Mbaji sytë hapur para se të martohesh dhe gjysmë të
mbyllur kur je martuar. – B. Franklin

#68. Mendimi për të bërë një sakrificë u sjell një kënaqësi të
turbullt femrave të një tipi të caktuar. – U. Thekerej

#69. Mirënjohja ndaj prindërve është një borxh që fëmijët nuk e
pranojnë gjithmonë në inventar. – O. de Balzak

#70. Mos e ktheni fëmijën në idhull, sepse kur të rritet do t’u
kërkojë flijime. – P. Buast

#71. Mos e zgjidh gruan në valle, por në punë. – Thënie ruse

#72. Muzika në ceremonitë e martesës më kujton muzikën që
shoqëron ushtarët në betejë. – H. Hajne

#73. Ne do të ishim më pak bujarë se njerëzit e shpellave, po qe se kur të na vinte radha, nuk do të mundoheshim t’ua bënim jetën fëmijëve tanë më të sigurtë e më të mirë. Dy janë të fshehtat për këtë gjë: të dashurosh e të njohësh. Me dituri dhe dashuri bëhet bota. – A. Frans

#74. Në cilën anë të luftës sheh gratë që kanë rrokur armët, mos dysho në të drejtën që ka ajo anë, sepse gruaja nuk i kap armët pa qenë gjendja e padurueshme. – S. Frashëri

#75. Në dashuri e humbasin arsyen, ndërsa në martesë e vënë
re këtë humbje. – M. Safir

#76. Në fillim fëmijët i duan verbërisht prindërit, pastaj fillojnë t’i
kritikojnë, ndërsa ndonjëherë bile u kërkojnë edhe falje. – O. Uajld

#77. Në jetën e gruas dashuria është histori, kurse në të burrit
episod. – Madam de Stal

#78. Në qoftë se një vajzë s’ka gjë tjetër veç zemrës së mirë, ajo vlen 1, po qe se përveç kësaj është e zgjuar, nikoqire dhe e edukuar, njëshit i vihet zero dhe kështu vlefta bëhet 10; po të jetë e bukur shtohet edhe një zero tjetër dhe po pati edhe cilësi të tjera bëhet 100, 1000 e kështu me radhë. Por pa cilësitë e zemrës të gjitha të tjerat s’kanë asnjë vlerë. – Zh. Zh. Ruso

#79. Në rast se për të gjitha ndjenjat e ëmbla, për të gjitha veprimet e ndershme e bujare për të cilat jemi krenarë, do të mund të zbulohej burimi i parë dhe i vërtetë, pothuaj gjithmonë do ta gjenim në zemrën e nënës sonë. – E. de Amiçis

#80. Nëna është gjithnjë kundër vdekjes. – M. Gorki

#81. Nëna në sytë e fëmijës nuk është grua, por fener i ndezur. – Tarketi

#82. Nëna të fal kurdoherë, sepse për këtë ka ardhur në botë. – A. Dyma

#83. Nëpërmjet punës gruaja e ka kapërcyer pjesën më të madhe të largësisë që e ndan nga burri, është puna e vetmja gjë që mund t’i sigurojë një liri konkrete. – S. dë Buvuar

#84. Nëse edukon burrin edukon vetëm atë, nëse edukon gruan edukon tërë familjen. – Thënie arabe

#85. Nuk duhet të lejosh që në sytë e tu të fyejnë gruan të cilën
ti e respekton dhe e do. – R. Rolan

#86. Nuk duhet të zgjidhni për shoqe jete, veçse gruan që kishit
për ta zgjedhur si mik po të ishte një burrë. – Jubert

#87. Nuk ka fare grua të plakur; Në çfarëdo moshe, nëse ajo dashuron, nëse është e mirë, i jep burrit çastin e pafundësisë. – Zh. Mishle

#88. Nuk ka gjë më të trishtuar se jeta e atyre grave, që kanë
ditur vetëm si të jenë të bukura. – B. Fontanel

#89. Një grua e re për një plak është një barkë që nuk i bindet
timonit dhe që nuk e mban spiranca. – Theognisi

#90. Një grua e virtytshme e urdhëron të shoqin duke iu bindur. – Publius Sirus

#91. Një grua që do ta bësh shoqe të jetës, nuk mjafton të jetë e re dhe e bukur, por dhe të frymëzohet nga ndjenja fisnike. – L. Tolstoi

#92. Një nëne i duhen njëqind vjet për ta bërë djalin e saj burrë, kurse një gruaje tjetër njëzet minuta për ta bërë lolo. – Thënie anonime

#93. Para martesës gruaja është pikëpyetje, pas martesës pikëçuditëse. – Zh. Byro

#94. Për njerëzit fisnikë nuk ka asgjë më të dashur se sa të jenë prindër. – Pindari

#95. Për t’u bërë baba është shumë lehtë, por për të qenë baba
është e vështirë. – A. Buksh

#96. Po, ka një fjalë që gratë e shqiptojnë më lehtë me sy se sa
me gojë. – P. Dekursel

#97. Pse femrat tërheqëse martohen gjithnjë me njerëz pa
vlerë?
– Sepse njerëzit me mend nuk martohen me femra
tërheqëse. – S. Moem

#98. Puna më me mend që ka bërë njeriu është zotësia për ta dashuruar gruan, për të adhuruar bukurinë e saj; nga dashuria për gruan ka lindur çdo gjë e bukur mbi tokë. – M. Gorki

#99. Ruajini lotët e fëmijëve tuaj, që të kenë mundësi t’i derdhin mbi varrin tuaj. – Pitagora

#100. Si martohen ndonjëherë njerëzit? Vëzhguesit e mirë pohojnë se është zor të gjesh një fushë tjetër ku mendjelehtësia njerëzore të dalë kaq shpesh në përmasa të frikshme, si në rregullimin e lidhjeve bashkëshortore. Thonë se edhe njerëzit më të mençur janë shumë më të vëmendshëm kur blejnë çizme, se sa kur zgjedhin shoqen e jetës. – N. Leskov

#101. Sido që të jetë, martohuni. Në qoftë se merrni grua të mirë, do të jeni të lumtur, nëse do të merrni grua të keqe do të bëheni filozofë, gjë që është mrekulli për njeriun. – Sokrati

#102. Sikur gruaja ta zgjidhte burrin me atë thjeshtësi e guxim që ka: burri kur zgjedh shoqen e tij, njerëzit do të ishin dy herë më të lumtur. – P. Pavlenko

#103. S’ka muzikë më të ëmbël se sa zërat e të vegjëlve kur
s’merren vesh se ç’thonë. – B. Paskal

#104. S’ka njeri që gruas së vet i duket i mençur. – A. Dode

#105. Shërbimi më i madh që mund t’u bëjë fëmijëve një baba
është të dojë nënën e tyre. – P Merime

#106. Shtëpia jote mund ta zëvendësojë botën, por bota kurrë
shtëpinë tënde. – Thënie kineze

#107. Shpesh shqetësohemi aq shumë që t’u japim fëmijëve atë që nuk e kemi patur në fëmijërinë tonë, sa harrojmë t’u japim atë që kemi patur. – Xh. Dobsoni

#108. Të martohesh nuk është vështirë; e vështirë është të jesh i
martuar.- Unamuno

#109. Të martohesh për të pasur një grua të bukur është njësoj si të paguash shtrenjtë për një copë tokë, nga e cila të soditësh qiellin, që i përket gjithë botës. – P. Montegaca

#110. Të thuash shtëpi do të thotë të thuash grua. – Thënie indiane

#111. Ti i njeh zakonet e grave; koha që ato të bëhen gati që të
nisen për rrugë kërkon një vit. – Terenci

#112. Topat në luftë e gratë në shtëpi gjithmonë e kanë fjalën e
fundit. – Sh. De Gol

#113. Vajzat dhe gotat janë gjithnjë në rrezik. – A. Nesin

#114. Vetëm më e mira mund të jetë deri diku e mirë për fëmijët. – A. Gëte

#115. Vëllezërit që duhen, sigurojnë me dashurinë e tyre vëllazërinë dhe pleqërinë më të këndshme të prindërve të vet. – Plutarku

#116. Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë. – S. Frashëri

#117. Vjen një moment kur ata që jetojnë së bashku prej shumë vjetësh, kërkojnë shkas për t’u zënë e për t’u shqetësuar me gjërat më të vogla, sepse kështu futin intimitetin dhe interesin në diçka që ka vdekur përfundimisht. – F. Garsia Lorka

#118. Vlera e floririt provohet me zjarr, vlera e gruas me flori, e
vlera e burrit me grua. – Thënie çeke

#119. Zemra e nënës është shkolla e fëmijës. – Thënie amerikane

Review Overview

Katalogu i fjalëve të urta:

User Rating: 4.05 ( 7 votes)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)