Në këtë faqe ju mund të llogarisni se sa pikë mund të arrini për të studiuar në “Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë” për vitin akademik 2018 – 2019 dhe listën e pikëve të fituesëve të fundit të vitit akademik 2017-2018 për të gjitha degët e këtij universiteti.
Për të llogaritur pikët ju duhet të vendosni në llogaritësin e mëposhtëm këto të dhëna:
*Për të aplikuar në degët e këtij Fakulteti, Mesatarja e të gjitha viteve të shkollës së mesme së bashku me provimet e maturës duhet të jetë minimalisht nota 6. Përvec degëve të mësuesisë që janë: Gjuhë-Letërsi, Histori dhe Gjeografi ku mesatarja duhet të jetë minimalisht nota 7.
Mesatarja e tre viteve: Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për të gjitha vitet e shkollës së mesme
Mesatarja e provimeve: Nota mesatare arithmetike e thjeshte e te gjitha provimeve te matures
Formula e llogaritjes
Totali i pikeve = {[(Mesatarja e tre viteve * 0.8) + (Mesatarja e Provimeve te matures * 0,2)] * 100}
Llogaritësi i pikëve
Deget, Pikët e fituesit të fundit, Kuotat dhe Tarifat
Këto janë pikët e fituesit të fundit për cdo degë në Univeristetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë të cilët janë regjistruar në degët përkatese. Pas këtij raundi ngelën disa kuota bosh të cilat u hapën përsëri për nxënësit që aplikuan në raundet në vijim.
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
| Dega | Tarifat | Kuotat ’18-’19 |
Fituesi i fundit |
| Gjuhë-Letërsi | 30000 Leke / Viti | 180 | 816 pikë |
| Histori | 30000 Leke / Viti | 180 | 744.2 pikë |
| Gjeografi | 30000 Leke / Viti | 180 | 763 pikë |
| Gazetari | 30000 Leke / Viti | 120 | 826.2 pikë |
| Arkeologji | 30000 Leke / Viti | 100 | 702.4 pikë |
Vlerësohet me 80 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e tre viteve të studimit në shkollën e mesme
Vlerësohet me 20 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e lëndëve të Maturës Shtetërore
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë
