Valët mekanike
1. Valë mekanike
Procesi i përhapjes së një ngacmimi në një mjedis, quhet valë.
Kemi dy lloje valësh:
- gjatësore
- tërthore
a) Vala quhet gjatësore, nëse pikat e mjedisit lëkunden në drejtim të njëjtë me përhapjen e valës. Valët gjatësore përhapen: në gaze, lëngje dhe trupat e ngurtë.
b) Vala quhet tërthore, nëse pikat e mjedisit lëkunden në drejtim pingul me përhapjen e valës. Valët tërthore përhapen: në sipërfaqen e lirë të lëngjeve dhe në trupat e ngurtë.
2. Gjatësia e valës
Madhësia kryesore e valës është gjatësia e saj.
K + G = λ (m)
λ= v · T = v/f
a) Gjatesia e valës është largësia që përshkon vala gjatë një periode T.
b) Gjatësia e valës është largësia ndërmjet dy kreshtave/gropave fqinje.
c) Gjatësia e valës është largësia ndërmjet dy pikave më të afërta që kanë fazë të njëjtë.
(λ → 2π → T)
SHËNIM:
Gjatë kalimit të valës nga një mjedis në tjetrin, frekuenca dhe perioda e valës nuk ndryshojnë. Ndryshon shpejtësia dhe gjatësia e valës.
USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 1: Jepet grafiku i valës si në figurë.
a) Gjeni gjatësinë e valës.
b) Gjeni amplitudën e valës.
c) Gjeni shpejtësinë e valës nëse f = 10Hz.
TË DHËNA
\({\lambda }= ?\)
\(A = ?\)
\(v = ?\)
\(f = 10Hz\)
TË DHËNA
\( \frac{3\lambda }{4}=45\)
\( 3 \lambda =180\)
\( \lambda =60cm \)
\( A=2cm= 0,02m\)
\(v= \lambda\cdot f = 0,6\cdot 10\)
\(v = 6m/s\)
Ushtrimi 2: Jepet figura.
a) Gjeni gjatësinë e valës.
b) Të gjendet frekuenca e valës nëse shpejtësia është 30m/s.
TË DHËNA
\({\lambda }= ?\)
\(v = 30m/s\)
\(f = ?\)
ZGJIDHJA
\( \frac{5\lambda }{4}=30 \)
\( 5 \lambda =120 \)
\( \lambda =\frac{120}{5}= 24cm\)
\( \lambda =\frac{v}{f} \Rightarrow f=\frac{v}{ \lambda }=\frac{30m/s}{0,24m}= 125Hz \)
Ushtrimi 3: Jepet grafiku si në figurë
a)Të gjendet gjatësia e valës.
b)Të gjendet amplituda e valës.
c)Të gjendet frekuenca, nëse v = 240m/s.
TË DHËNA
\({\lambda }= ?\)
\(A = ?\)
\(v = 240m/s\)
\(f = ?\)
ZGJIDHJA
\( A=1.5cm \)
\( \frac{7 \lambda }{4}=2.8 \)
\( 7 \lambda =11.2 \)
\( \lambda =1.6m \)
\( \lambda =\frac{v}{f} \Rightarrow f=\frac{v}{ \lambda }=\frac{240}{1.6}= 150Hz \)
Ushtrimi 4: Një burim lëkundjesh kryen 3 lëkundje në dy sekonda dhe përhap valë me v= 300m/s në një mjedis elastik. Gjeni gjatësinë e valës.
TË DHËNA
\(n = 3 lëkundje\)
\(t = 2 sek\)
\(v = 300 m/s\)
\({\lambda }= ?\)
ZGJIDHJA
\( T=\frac{t}{n}=\frac{2}{3}s \)
\( \lambda =v⋅T=300⋅\frac{2}{3}=200m \)
Ushtrimi 5: Gjatësia e valës që përhap një burim është $ \lambda $ = 100m. Të gjendet v, nëse burimi i valëve kryen 10 lëkundje në 5s.
TË DHËNA
\(\lambda= 100 m\)
\(v = ?\)
\(n = 10 lëkundje\)
\(t = 5s\)
ZGJIDHJA
\( T=\frac{t}{n}=\frac{5}{10}= \frac{1}{2}s \)
\({\lambda }=vT \Rightarrow v = \frac{{\lambda } }{T} = \frac{100}{1/2}= 100\cdot 2 = 200 m\)
Për të punuar me tezat e fizikës ndër vite, klikoni këtu.
Për të qënë pjesë e grupit të Fizikës, klikoni këtu.
One comment
Pingback: Përgatitje për provimin e Fizikës - Matura Shtetërore - 12Vite.com