Optika gjeometrike
Drita
Drita është valë elektromagnetike që përhapet në zbrazëti me v = 300 000 km/s.
Pra: \(c = 3 \cdot 10^{8}} m/s.\)
Në ujë shpejtësia zvogëlohet: \(v_{u}}= 225 000 km/s.\)
Treguesi i përthyerjes: n = c/v. Nuk ka njësi matëse, është numër.
\(n_{ajrit}} = 1\)
\(n_{ujit}} = 4/3\)
\(n_{qelqit}} = 1.5\)
Mjedisi me tregues përthyerje më të madh, quhet optikisht më i dendur.
SHËNIM:
Kur një rreze drite kalon nga një mjedis i rrallë (n <<<), në një mjedis të dendur, i afrohet pingules.
• Drejtimi sipas së cilit përhapet drita, quhet rreze drite.
Këndi rënës – rrezja rënëse me pingulen
Ligji i pasqyrimit:
Këndi i rënies është i barabartë me këndin e pasqyrimit. \(\alpha= \alpha’ \)
Ligji i përthyerjes:
\( \frac{\sin \alpha }{\sin \beta }=\frac{n_{2}}{n_{1}}=\frac{v_{1}}{v_{2}} \)
SHËNIM:
Kur një rreze bie pingul me sipërfaqen, këndi i rënies do të jetë 0˚:
⇒ këndi i pasqyrimit është 0.
⇒ këndi i përthyerjes është 0.

• Pasqyrimi i plotë i brendshëm:
Ndodh vetëm kur rrezja kalon nga një mjedis i dendur në një mjedis më të rrallë.
• Ekziston një kënd kufi për të cilin rrezja e përthyer formon kënd të drejtë me pingulen.
• Për kënde më të mëdha se këndi kufi, e gjithë rrezja kthehet e pasqyruar dhe këndi i rënies është i barabartë me këndin e pasqyrimit.
\(\alpha_{k qelq}= 42^{o}\)
\(\alpha_{u ujë}= 49^{o}\)
\( \frac{\sin \alpha_{k}}{\sin \beta }=\frac{n_{a}}{n_{u}}
\(sin\alpha_{k}}= \(\frac{1}{n_{u}}\)
USHTRIME TË ZGJIDHURA
Ushtrimi 1: Gjeni pohimin e vërtetë për treguesin e përthyerjes.
ZGJIDHJA
A) \(n_{1}<n_{2}<n_{3}\)
B) \(n_{1}=n_{2}>n_{3}\)
C) \(n_{1}>n_{2}>n_{3}\)
D) \(n_{3}=n_{1}>n_{2}\)
\(\alpha $_{3} >$ \alpha $_{2}>$ \alpha $_{1}\)
Përgjigjia: Alternativa e saktë është C.
SHËNIM:
Sa më i madh këndi i përthyerjes aq më i rrallë është mjedisi.
Ushtrimi 2: Një rreze drite kalon nga mjedisi 1 (qelqi) në mjedisin 2 (ajër). Gjeni pohimin e vërtetë për rrezen.
ZGJIDHJA

A) 1
B) 2
C) 3
D) 4
Përgjigjia: Alternativa e saktë është D.
SHËNIM:
Nëse këndi i përthyerjes është më i vogël se këndi i rënies, mjedisi i dytë është optikisht më i dendur.
Ushtrimi 3: Një rreze drite kalon nga mjedisi 1 me n1 = 2.4, në mjedisin 2 me n2 = 1.2. Gjeni:
a) Sa është këndi i përthyerjes?
b) Ndërtoni figurën.
TË DHËNA
\(n_{1}= 2.4\)
\(n_{2}= 1.2\)
\(\beta= ?\)
ZGJIDHJA


\( \frac{\sin \alpha }{\sin\beta}\) = \(\frac{n_{2}}{n_{1}}\)
\(sin\beta}\) = \(\frac{\sin \alpha\ \cdot\ \(n_{1}}{n_{2}}\)
\(sin\beta}\) = \(\frac{\sin \ 30\ \cdot\ \(n_{1}}{n_{2}}\)
\(sin\beta}\) = \(\frac{\frac{{1}}{2}\ \cdot\ \({2,4}}{1,2}}\)
\(sin\beta}= 1 \Rightarrow \beta= 90^{o}\)
Ushtrimi 4: Një rreze drite kalon nga mjedisi 1 në mjedisin 2. Nëse rrezja e përthyer dhe pasqyruar janë pingule midis tyre, gjeni këndin e rënies.
ZGJIDHJA

\(\alpha_{rënies}= \alpha_{pasqyrim}\)
\(\alpha_{rënies}= 53^{o}\)
Ushtrimi 5: Dy pasqyra formojnë këndin 120 ˚ midis tyre. Rrezja 1 formon këndin 30 ˚ me sipërfaqen e pasqyrës 1. Ç’kënd formon rrezja që bie në pasqyrën e 2, me rrezen e pasqyruar nga pasqyra 2?
ZGJIDHJA
- Ndërtoj pingulen \(P_{ 1}\).
- \(\alpha_{ 1}= $ \alpha_{ 2}=60^{o}\)
- Zgjas rrezen dhe ndërtoj \(P_{2}\).
- Shfrytëzoj të dhënën (120 ˚) dhe gjej se:
\(\beta=$ \alpha_{1}+$ \alpha_{ 2}=120^{o}\)

Ushtrimi 6: Një rreze drite bie mbi një prizëm kënddrejtë dybrinjënjëshëm. Gjeni këndin e rënies në brinjën e dytë.
ZGJIDHJA

Meqenëse këndi i rënies është 0, edhe këndi i perthyerjes është 0.
Këndi 45˚ > 42˚(këndi kufi) ⇒ pasqyrim i plotë i brendshëm dhe rrezja nuk del në ajër.
Për të punuar me tezat e fizikës ndër vite, klikoni këtu.
Për të qënë pjesë e grupit të Fizikës, klikoni këtu.
12Vite.com Përgatitje për Shkollën e Lartë



One comment
Pingback: Përgatitje për provimin e Fizikës - Matura Shtetërore - 12Vite.com