fbpx
E Fundit

 – Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK! (së bashku me Testet)

1. Atomi – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Atomi

Atom quajmë njësinë e lëndës që ruan vetitë e një elementi kimik ose një substancë të thjeshtë.
Për të identifikuar një atom shërben numri atomik (Z), i cili shpreh numrin e protoneve në bërthamë, që është i barabartë me numrin e elektroneve në mbështjelljen elektronike.
Z = nr. p+ = nr.e

Numri i masës (A) shpreh numrin e nukleoneve në bërthamë. Një nukleon përbëhet nga një proton dhe një neutron.
A = Z + N

Modelet e atomit

I pari që dha modelin e një atomi ishte Dalton, i cili e mendonte atomin ashtu si Demokriti një grimcë sferike, kompakte edhe të pandashme që ruante vetitë e lëndës. Demokritit i takon merita e emërtimit të kësaj grimce.
atomos  →  i pandashëm

    Modeli atomit sipas Daltonit

Tomson është i pari që zbuloi ekzistencën e elektronit si grimcë përbërëse e atomit. Elektroni ka një masë shumë shumë të vogël krahasuar me atomin dhe ngarkesë negative. Zbulimin e elektronit, Tomson e arriti nëpërmjet eksperimentit të tij mbi rrezet katodike. Modeli i atomit të Tomsonit është një grimcë sferike e ndashme pa hapësira (kompakte) me ngarkesë pozitive, brenda të cilit ndodhen elektronet me ngarkesë negative, duke bërë që atomi të jetë elektroasnjëanës.

   Modeli i atomit sipas Tomson

 

Modeli i sotëm i atomit është dhënë për herë të parë nga Radhërfordi, i cili duke u mbështetur tek eksperimenti i tij mbi fletën e arit, dha idenë e modelit planetor të atomit. Sipas tij, atomi është një grimcë sferike me hapësira. Në qendër ndodhet bërthama me ngarkesë pozitive dhe rreth saj në mbështjelljen elektronike lëvizin elektronet (e) në orbita rrethore të çfarëdoshme. Termi i “çfarëdoshëm” është e meta kryesore e modelit të Radhërfordit, e cila nuk shpjegonte dot qendrueshmërine e atomit si grimcë.
Për të sheshuar këto kontrakdita Bori dha një tjetër model të atomit, duke u mbështetur në teorinë e tij, e cila ka këto pika kryesore:

  1. Elektronet në një atom lëvizin në orbita rrethore plotësisht të përcaktuara të quajtura nivele energjitike ose shtresa energjitike.
  2. Një elektron mund të lëvizi nga një nivel më afër bërthamës, ku ka energji themelore në një nivel më larg, duke marrë energji dhe kalon në gjendje të ngacmuar.
  3. Në një nivel, elektroni ka një energji plotësisht karakteristike për atë nivel.
  4. Një elektron lëviz nga një nivel më afër bërthamës në një më larg bërthamës duke thithur energji dhe në të kundërt duke cliruar energji. Sasia e energjisë në të dyja rastet është e barabartë.

     Modeli i atomit sipas Radhërfordit

 

  • Atomet kanë numër atomik të njëjtë (Z) dhe numër mase të ndryshëm (A) quhen izotope. Izotopet i përkasin të njëjtit element kimike. Si rezultat kanë veti fiziko-kimike të njëjta.
  • Atomet që kanë Z të ndryshëm dhe A të njëjtë quhen izobare, dhe i përkasin elementeve të ndryshëm kimike. Si rezultat kanë veti fiziko-kimike të ndryshme.

Numrat kuantik:

  1. Numri kuantik themelor (n) shpreh nivelin energjitik ku ndodhet elektroni gjatë lëvizjes së tij rreth bërthamës.
    Merr vlerat n = 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, ……. (numra pozitivë)
                                K  L  M  N O  P  Q
  2. Numri kuantik orbital ose sekondar (l) shpreh nënnivelin energjitik ku ndodhet elektroni në lëvizjen e tij rreth bërthamës. Llogaritet në mënyrë të pavarur për cdo nivel energjitik në varësi të n – së.
    l = 0       → (s)
    l = 1        → (p)
    l = 2        → (d)
    l = 3        → (f)
    l = 4        → (g)
  3. Numri kuantik magnetik shënohet ml ose m, shpreh gjendjen energjitike ku ndodhet elektroni dhe llogaritet në mënyrë të pavarur për cdo nënnivel energjitik. Simbolikisht shënohet m dhe merr vlerat:
    m → – l …..0…… +l
  4. Numri kuantik magnetik spin ose thjesht spin shënohet ms ose s, shpreh lëvizjen e elektronit rreth vetes. Merr vlerat: + ½ ↑;   – ½ ↓

niveli i parë                                                     
n = 1
l = 0 (s)
m = 0

niveli i dytë
m = 2
l = 0 (s) → m = 0
l = 1 (p) → m = – 1, 0. + 1
ml = 2l +1

niveli i tretë
n = 3
l = 0 (s) → m = 0
l = 1 (p) → m = -1, 0, +1
l = 2 (d) → m = -2, -1, 0, +1, +2

niveli i katërt
n = 4
l = 0 (s) → m = 0
l = 1 (p) → m = -1, 0, +1
l = 2 (d) → m = -2, -1, 0, +1, +2
l = 3 (f) → m = =3, -2, -1, 0, +1, +2, +3

Rregullat për shpërndarjen e elektroneve në nivele dhe nënnivele dhe gjendje energjitike

  1. Parimi i Hajzenberg ose parimi i papërcaktuar:
    Një elektroni nuk mund t’i përcaktojmë njëkohësisht vendodhjen dhe shpejtësinë.
  2. Parimi i Paulit ose i përjashtimit:
    Një atom nuk mund të ketë dy elektrone me të njëjtën bashkësi të numrave kuantik.
  3. Parimi i Multiplicitetit funksional ose i orbitaleve të degjeneruara ose rregulla e Hundit:
    Në një nënnivel energjitik elektronet priren të zënë maksimumin e gjendje
    ve energjitike në mënyrë të tllë qe shuma e spineve të jetë maksimal.
  4. Parimi i qendrueshmërise ose rendi i Aufbaut:
    Në një atom elektronet priren të zënë fillimisht nivel, nënnivel dhe gjendje energjitike me energji më të ulët dhe pastaj ato me energji më të lartë.

Orbital atomik

Orbital atomik quajmë zonën e hapësirës ku ndodhet më shpesh elektroni në lëvizjen e tij rreth bërthamës. Orbitali atomik është i barabartë me gjendjen energjitike dhe emëtrohet në varësi të nënnivelit ku ndodhet.

 

     Orbitali s

     Orbitali p:  px, py, pz

USHTRIME TE ZGJIDHURA 

Ushtrimi 1: Plotësoni vendet bosh në tabelat.


Sqarim: Duhet të nisemi nga të dhenat me ngjyrë të kuqe që të plotesojmë vendet bosh (në këtë rast janë të dhënat ngjyrë të zezë që duhet të gjenden). 

Simboli Z A Protone Neutrone Elektrone
P 15 31 15 16 15
Ti 22 48 22 26 22
Rb 37 85 37 48 37
Hg+ 81 203 81 122 80
Ce 58 140 58 82 58
Fe 3+ 26 56 26 30 23
Br 35 79 35 44 36

 

Simboli Z A Protone Neutrone Elektrone
K 19 41 19 22 19
Mn 25 55 25 30 25
Zr 40 90 40 50 40
Pb 82 208 82 126 82
Xe 54 132 54 78 54
Se2- 34 80 34 46 36
Cd2+ 48 104 48 66 46

Ushtrimi 2: Numri i masës së natriumit A = 23. Numri i neutroneve të këtij atomi është i barabartë me 12. Gjeni numrin e elektroneve.

TË DHËNAT:

Elementi = Na

A = 23
N = 12

ZGJIDHJA:

Dimë që: p+ = e dhe gjithashtu Z = A – N
Z = 23 – 12 → Z = 11

Përgjigje: M.q.s numri i protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve, atëherë numri i elektroneve në atomin e natriumit (Na) është 11.

Ushtrimi 3: Numri atomik i squfurit Z = 16. Në bërthamën e këtij atomi ndodhen 16 neutrone. Sa është numri i masës A për këtë atom ?

TË DHËNAT

Elementi = S

Z = 16
N = 16
A = ?

ZGJIDHJA:

A = Z + N → A = 16 + 16
A = 32

Përgjigje: Numri i masës (A) te squfurit është 32.

Ushtrimi 4: Numri i masës të atomit të kalciumit është A = 40. Numri i elektroneve eshte 20. Të gjendet numri atomik Z dhe numri neutroneve N.

TË DHËNAT:

Elementi = Ca

A = 40
e  = 20
Z = ?
N = ?

ZGJIDHJA:

N = A – Z ⇒  N = 40 – 20
N = 20

Z = e = 20

Përgjigje: Numri atomik (Z) është 20, sepse në një atom numri i protoneve është i barabartë më numrin e elektroneve. Numri i neutroneve është 20.

Ushtrimi 5: Numri i masës së një atomi është 32. Në bërthamën e tij numri i protoneve dhe i neutroneve është i barabartë. Sa është numri Z dhe numri N ?

TË DHËNAT:

A = 32  

p+ = N
Z = x
N = x

ZGJIDHJA:

Dimë që: Z = p+

A = Z + N
32 = x + x → 32 = 2x
x = 32/2
x = 16

Përgjigje: Numri atomik (Z) është 16 dhe numri i neutroneve (N) është 16.

Ushtrimi 6: Numri i masës të një atomi është A = 19. Dimë që numri i neutroneve në bërthamën e këtij atomi është 1 më shumë se numri i protoneve. Sa është numri N dhe numri Z ?

TË DHËNAT:

A = 19
N = x +1
Z = x

ZGJIDHJA:

A = Z + N → A = x + x + 1
19 = 2x +1 → 19 – 1 = 2x
18 = 2x → x = 18 / 2
x = 9

N = x +1 = 9 +1 = 10
Z = 9

Përgjigje: Numri N është 10, ndërsa numri Z është 9.

Ushtrimi 7: Sa elektrone mund të vendosen në nënnivelin d?

ZGJIDHJA:

Për nënnivelin d kemi:
xl = 2 (2l + 1) → formula për gjetjen e elektroneve në një nënnivel

L = 2 (d)                  xl = 2 (2 • 2 + 1) = 2(4 + 1) = 10 e

↑↓ ↑↓ ↑↓ ↑↓ ↑↓

Përgjigje: Në nënnivelin d nuk mund te vendosen më shumë se 10 elektrone.

Ushtrimi 8: Sa gjendje energjitike ka gjithsej në të gjitha nënnivelet e nivelit të dytë?

ZGJIDHJA:

n = 2
l = 0 (s) → m = 0
l = 1 (p) → m = -1, 0, +1

Përgjigje: Për nivelin n = 2 kemi 3 gjendje energjitike.

Ushtrimi 9: Shkruani formulën elektronike të elementit me Z = 11.

ZGJIDHJA:

Formula: 1s2 2s2 p6 3s1

Ushtrimi 10: Shkruani formulën dhe konfigurimin elektronik të atomit me Z = 21.

ZGJIDHJA:

Z = 21
Formula: 1s2 2s2 p6 3s2 p6 d1 4s2

Konfigurimi elektronik:

Ushtrimi 11: Jepet Z = 23. Gjeni sa gjendje energjitike janë të ngopura, gjysmë të ngopura dhe të lira.

ZGJIDHJA:                         

Z = 23
Formula: 1s2 2s2 p6 3s2 p6 d3 4s2 

Përgjigje: 10 gjendje energjitike janë të ngopura, 3 janë gjysmë të ngopura dhe 5 gjendje janë të lira.

Ushtrimi 12: Në atomin me Z = 15, përcakto vlerat e numrave kunatik për elektronet për nënnivelin p të nivelit të fundit.

ZGJIDHJA:

Z = 15
Formula: 1s2 2s2p6 3s2p3

Sqarim: Do të përcaktojmë vlerat e numrave kuantik për nënnivelin p të nivelit të fundit që në rastin tonë është n = 3.    

e n l m s
1 3 1 -1 + ½
2 3 1 0 + ½
3 3 1 1 + ½

Shihni dhe

24. Eteret – Teori, Formula dhe Ushtrime të Zgjidhura | Kimia për Maturën Shtetërore

Eteret Eteret përmbajnë C, H, O. Janë izomerë strukturorë me alkoolet. Formula e përgjithshme e …

12Vite.com

– Kursi i plotë i “Matematikës” me 50 orë mësimore video të regjistruara, nga 5000 LEK, ju e përfitoni për 3500 LEK për ditët e mbetura para vitit të ri shkollor! (së bashku me testet)